MASH dhe BZHA fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë
- Të gjithë palët e përfshira në procesin edukativo -arsimor mund të japin sugjerimet e tyre për avancimin e programeve mësimore ekzistuese për klasën e shtatë dhe të tetë që tashmë janë përgatitur dhe të marrin pjesë në hartimin e të rejave për klasën e nëntë, përmes adresave elektronike nastavniprogrami7@mon.gov.mk, nastavniprogrami8@mon.gov.mk dhe nastavniprogrami9@mon.gov.mk.
- Post By Fami Bajrami
- 11:55, 9 korrik, 2024
Shkup, 9 korrik 2024 (MIA)- Të gjithë palët e përfshira në procesin edukativo -arsimor mund të japin sugjerimet e tyre për avancimin e programeve mësimore ekzistuese për klasën e shtatë dhe të tetë që tashmë janë përgatitur dhe të marrin pjesë në hartimin e të rejave për klasën e nëntë, përmes adresave elektronike nastavniprogrami7@mon.gov.mk, nastavniprogrami8@mon.gov.mk dhe nastavniprogrami9@mon.gov.mk.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit fillojnë konsultim publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që ato të cilat tashmë janë përgatitur të avancohen, ndërsa të rejat që duhet të përgatiten, të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve praktikantë, mendimi i të cilëve është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo - arsimor.
Qeveria e re ka shtyrë zbatimin e konceptit për arsimin fillor në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, për shkak të reagimeve të shumta në opinion se integrimi i lëndëve vështirëson zbatimin e mësimdhënies, por edhe të vlerësimit, duke krijuar konfuzion sikurse tek mësimdhënësit poashtu edhe te nxënësit.
Pakënaqësia me cilësinë e ulët të procesit edukativo-arsimor inicion ndryshime, të cilat patjetër duhet të krijohen përmes një konsensusi më të gjerë. Ftojmë të gjithë të interesuarit ndërsa në veçanti presim proaktivitet nga kuadri mësimdhënës që të dorëzojnë sugjerimet e tyre më së voni deri më 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e marra, ndërsa për sublimimin dhe krijimin e konkluzioneve do të diskutohet në një ngjarje publike.
Programet mësimore të avancuara gjegjësisht programet mësimore të reja do të zbatohen në faza, në vitin 2025 në klasën e shtatë, në vitin 2026 në klasën e tetë dhe në vitin 2027 në klasën e nëntë.
Foto: arkivi i MIA-s