• e shtunë, 23 nëntor 2024

MASH: Aplikacioni tims funksionon, çdo nxënës mund të hyjë në mësim onlajn me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij

MASH: Aplikacioni tims funksionon, çdo nxënës mund të hyjë në mësim onlajn me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë njoftime për probleme në funksionimin e aplikacionit Tims (Teams) nga disa shkolla, por pas një kohe të shkurtër dje nxënësit i janë bashkangjitur llogarive të tyre përdoruese, thonë nga MASH-i për MIA-n.

"Përdoret aplikacioni tims, i cili funksionon dhe çdo nxënës me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij mund të hyjë dhe ta përdorë profilin për pjesëmarrje në msëimin onlajn. Kmi marrë njoftime nga disa shkolla   se kishte ndërprerje në funksionim, gjegjësisht shfrytëzimin e tims, por pas një kohe të shkurtër nxënësit janë bashkuar me llogaritë e tyre të përdoruesve, u përgjigj  MASH-i në lidhje me ankesat e nxënësve se kanë probleme me përdorimin e këtij aplikacioni. 

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës drejtorëve të shkollave javën e  kaluar u ka dërguar shkresë për masa urgjente që duhet t'i marrin për mbarëvajtjen e procesit arsimor në një mjedis pune të sigurt dhe stimulues.

Shkollave fillore dhe të mesme të komunave, MASH-i u dha udhëzime dhe mënyra për përdorimin e adresave elektronike, i udhëzoi që ta përforcojnë kontrollin për hyrje/dalje në shkolla dhe në ditët kur ka njoftim kërcënues, shkolla të organizojë mësimin në distancë (mësim onlajn) në vend të ndërprerjes së plotë të mësimit  (lëshim nga shkolla). 

 Javën e kaluar dhe këtë javë, nxënësve të turnit të parë nga shkollat ​​që morën mesazhe kërcënuese kishun obligim për një orë të kyçen nga shtëpia onlajn përmes aplikacionit Tims, i cili është përdorë edhe për mësim edhe gjatë pandemisë së kovid.

Alarme për bomba të vendosura kanë mbërritur edhe sot në mëngjes në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, ku anë duke u bërë kontrolle antiterror, njoftoi MPB-ja. 

 "Sot (02.03.2023) deri në orën 08:20 në MPB është denoncuar se në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim  për mjet shpërthyes të vendosur. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga nëpunësit e policisë janë ndëmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve", theksojnë nga MPB-ja.

Dje kanë mbërritur kallëzime për gjoja mjet shpërthyes të vendosur në 120 shkolla në Shkup, ndërsa pas kontrolleve të bëra nga MPB-ja u  konstatua se bëhet fjalë për alarme  të rreme. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR