• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MASH: 60 për qind e studentëve i kanë tërhequr kartelat pagesore për shujtë të subvencionuar studentore

MASH: 60 për qind e studentëve i kanë tërhequr kartelat pagesore për shujtë të subvencionuar studentore

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Në pajtim me informatat nga "Shparkase Banka", partnere e Ministrisë së Asrsimit dhe Shkencës në realizim të masës - shujtë e subvencionuar studentore, deri më tani rerth 60 për qind e studentëve të cilët i kanë përmbuhsur kushtet, e kanë tërhequr kartelën e dedikuar pagesore përmes së cilës mund të shfrytëzojnë mjete për këtë qëllim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës  Ju bënë thirrje të gjithë studentëve të  cilët ende nuk kanë vepruar konform  udhëzimeve  të  dhëna, ta bëjnë këtë sa më parë.

Është e detyrueshme të regjistroheni në platformën aktive online të  Bankës Shparkase  dhe të azhurnojnë të dhënat e tyre në:  https://netbanking.mk/studentPortal. 

Nga MASH-i, në kumtesën e sotme sqarohet se mjetet në shumë prej 140 denarë në ditë do të mund t`i shfrytëzojnë nga e hëna deri të shtunën  për të blerë ushqime në markete, furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk kanë regjistruar  semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023.

Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të drejtëpërdrejtë  gjatë procesit të aplikimit mund të adresohen në kontaktin në vazhdim : so.us@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë në ndërtesën e Ministrisë.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR