• e enjte, 26 dhjetor 2024

Masat e reja antikrizë para Qeverisë

Masat e reja antikrizë para Qeverisë

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Paketa e re me masat antikrizë, të dedikuara për kategoritë më të prekura të qytetarëve, pritet të miratohet sot në seancë të Qeverisë.

Me masat, siç paralajmëroi dje zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të përfshihen mbi 400.000 qytetarë - pensionistë, nxënës, studentë...

"Mjetet nga tatimi solidar do të shfrytëzohen për masat antikrizë, që presim nesër të jenë në seancë të Qeverisë dhe të orientohen ndaj kategorive më të prekur të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistëve, të cilët do të marrin kompensim të caktuar disa muaj, si dhe nxënës, studentë, e tjerë. Përfshirja do të jetë me të vërtetë e madhe, mbi 400 mijë qytetarë do të përfshihen me masat, për këtë shfrytëzohen mjete nga tatimi solidar", tha dje Bytyqi, në pyetje të gazetarëve.

Paraprakisht, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se deri nga fundi i vitit, në Buxhet janë paraparë 75 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa për vitin e ardhshëm 55 milionë shtesë, para së gjithash për vazhdimin e subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR