• e premte, 27 dhjetor 2024

Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore në Shkup

Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore në Shkup

  Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Marshi protestues në organizim të Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore  po mbahet pasdite në Shkup. Marshi filloi prej para pllajës të Gjykatës Themelore Penale dhe Civile në Shkup, dhe do të përfundojë para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor.

Ndër kërkesat e Sindikatës është rritja e pagës për 78 përqind prej minimales dhe shtesat e pagave me 35 për qind të buxhetit të gjykatës. 

Nga Sindikata bëjnë të ditur se kane caktuar mbledhje me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Sot protestuan edhe të punësuarit në administratën gjyqësore nga Gjykata Themelore e Tetovës, ku kërkuan rritjen e pagave të gjykatësve. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR