• e enjte, 26 dhjetor 2024

Marsh protestues i 1 Majit i KSL-së: Gjendja e keqe e punëtorëve dhe më tej e pandryshuar

Marsh protestues i 1 Majit i KSL-së: Gjendja e keqe e punëtorëve dhe më tej e pandryshuar

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Pesë vite shkelen marrëvehsjet kolektive dhe ligjet, pesë vite kërkesat për përmirësim të gjendjes së punëtorit në shtet ende janë të pandryshuara, porositën përfaqësuesit e Konfederatës së sindikatave të lira (KSL) në marshin protestues i cili nën moton "Për drejtësi, për barazi" u mbajt sot në Shkup.

Marshi filloi para selisë së KSL-së ndërsa përfundoi para Qeverisë, prej ku përfaqësuesit e sindikatave iu drejtuan atoriteteve.

Kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), Jakim Nedellkovski theksoi se gjendja e punëtorëve në shtet edhe më tej është e pandryshuar.

Ai shtoi se nëse punëtorët nuk marrin rrogë adekuate, punë dhe jetë dinjitoze, në të ardhmen do të zhvillohet luftë më e ashpër.

Nedellkovski shprehi zhgënjim nga të gjithë ata punëtorë të cilët nëv end të protestës, vendosën ta shfrytëzojnë fundjavën e zgjatur.

Kryetari i Sindikatës së organizatave banesore-afariste, komunale dhe të ekonomisë ujore, Zoran Antovski i përsëriti kërkesat e shprehura më parë dhe e ceki rritjen e rrogave të funksionarëve si akt zhgënjyes.

Kryetari i Sindikatës së policisë në Maqedoni të Veriut, Orce Kocevski tha se nëse nuk ishin kërcënimet dhe presionet ndaj të punësuarve në MPB, në protestë do të kishte pasur shumë më tepër të pranishëm.

Ai shtoi se si rezultat i pakënaqësisë, nënpunësit policorë e braktisën punën dhe u larguan jashtë shtetit.

Në protestë u porosit se punëtorët po përballen me padrejtësi të paparamenduara për shekullin 21 dhe se lufta për të drejtat e punëtorit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Me kërkesa për rroga të rritura dhe dinjitoze për punëtorët, orar të pranueshëm të punës dhe respektim të marrëveshjeve kolektive, sot nën moton "Punëtorët janë shteti", protestë mbajti edhe Lidhja e sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM). ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR