• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marsh për të drejtat e grave "Linjat e kuqe: Të drejtat e grave nuk janë të negociueshme!"

Marsh për të drejtat e grave

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Në Shkup sot në Ditën ndërkombëtare të luftës ekonomike, politike dhe shoqërore për barazi të grave - 8 Marsi, do të mbahet Marsh për të drejtat e njeriut. Marshi do të fillojë në ora 17 nga Sheshi "Skenderbeu" me slloganin "Linja e Kuqe: Të drejtat e grave nuk janë të negociueshme!".

Ruta e marshit do të përfundojë në Parkun "Gruaja luftëtare", me fjalime përfundimtare deri te opinioni dhe institucionet.

Nga Platforma për barazi gjinore informojnë se i teti vit radhazi marshojnë që të përkujtojnë se të drejtat e grave janë të rëndësishme, çdo ditë, në çdo segment të jetesës.

"Në periudhë kur po zhvillohen negociata politike, ekonomike dhe sociale, përkujtojmë se të drejtat e grave nuk janë të negociueshme! Tërheqim linja të kuqe për të drejtat tona shëndetësore, arsimore, punëtore, kulturore, politike dhe ekonomike! Për shkak se ne të gjithë duhet të kemi të drejta dhe mundësi të barabarta - qasje të njëjtë deri të shërbimet shëndetësore, pa u rrezikuar autonomia e jonë, qasje deri te kontrollet falas gjinekologjike në çdo qytet dhe në çdo vendbanim, produkte menstruale dhe higjienike, kushte dinjitoze spitalore dhe ekspertizë mjeksëore, paga të njëjta për punën e njëjtë, përfshirje në marrjen e vendimeve, siguri në vend të punës, jetë pa dhunë - fizike dhe digjitale, pavarësi dhe siguri - në të gjitha segmentet e jetesës!", thonë nga Platforma për barazi gjinore.

Nga Platforma për barazi gjinore u bëjnë thirrje qytetarëve t'u bashkangjiten në marshin dhe të marshojnë së bashku që të ngritet zëri për të drejtat e grave dhe linjat e kuqe, të cilat nuk guxojnë të kalohen. bsh/

Foto: Platforma për barazi gjinore

QËNDRONI TË LIDHUR