• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marsh për të drejtat e grave - "A do të mbijetojnë gratë këtu?"

Marsh për të drejtat e grave -

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Nën slloganin "A do të mbijetojnë gratë këtu?", sot në Ditën Ndërkombëtare për Luftë Ekonomike, Politike dhe Luftë shoqërore për barazi të grave, në sheshin "Filipi II" në Shkup do të organizohet marsh për të drejtat e grave.

Ky marsh, siç thonë nga Platforma për Barazi Gjinore, është shprehje përmes protestës për ngjarjet në vendin tonë dhe moskujdesin kolektiv ndaj grave dhe vajzave në çdo pikëpamje: nga shkallët e ritjes së dhunës, femicideve, padrejtësive të përditshme sociale dhe shëndetësore dhe pasigurisë ekonomike, deri në varfërinë e lartë e cila veçanërisht i godet gratë.

"Në vitin 2023, gratë dhe vajzat ende janë të diskriminuara në çdo pikëpamje dhe nuk realizojnë as të drejta të barabarta, as mundësi të barabarta, as në shtëpi, as në punë, as në politikë, as në jetën sociale. Në vitin 2023 gratë përballen me poltika të cilat nuk i njohin nevojat e tyre, me institucione të cilat nuk i mbrojnë, mekanizma të cilët janë të verbër ndaj nevojave për avancimin e barazisë gjinore dhe kulturë të dhunës dhe mizogjinisë e cila vazhdimisht përhapet", theksojnë nga Platforma për Barazi Gjinore.

Marshi do të fillojë në orën 18:00 nga sheshi "Filipi II", ndërsa do të përfundojë në parkun "Gruaja luftëtare". fc/

Fotografia: Platforma për Barazi Gjinore

QËNDRONI TË LIDHUR