• e enjte, 26 dhjetor 2024

Marsh për Srebrenicën: Krimi i tmerrshëm të mos përsëritet askund dhe kurrë

Marsh për Srebrenicën: Krimi i tmerrshëm të mos përsëritet askund dhe kurrë

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) – Asnjë populli, asnjë besimi dhe asnjë kombi mos i ndodhtë Srebrenica, ky është mesazhi i cili u dërgua sot në "Marshin për Srebrenicën" në Shkup.

Marshi u mbajt në shenjë respekti dhe përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

"Sot e kujtojmë krimin e tmerrshëm, gjenocidin i cili është bërë në shtetin tonë amë Bosnjë e Hercegovinë ku janë vrarë mbi tetë mijë boshnjakë. Janë vrarë shumë më shumë boshnjakë atyre ditëve, por masakra e cila është bërë në Srebrenicë dhe e cila sipas gjykatës ndërkombëtare është karakterizuar si gjenocid është diçka e madhe dhe diçka e tmerrshme dhe prandaj kjo ditë është dita kur e kujtojmë krimin e tmerrshëm", potencoi Xhevat Hot, kryetar i Këshillit nacional boshnjak dhe organizator i marshit.

Në vigjilje të marshit është mbajtur takim i artistëve të artit figurativ të cilët në pesë ditët e kaluara kanë përpunuar vepra artistike me temë Srebrenica, dhe ato janë ekspozuar në sheshin "Maqedonia"

Marshi filloi në orën 18:30 në Çair, përmes rrugës "Xhon Kenedi", Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sheshin "Filipi i Dytë" dhe përfundoi në sheshin "Maqedonia" ku u mbajt programi komemorativ për kujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR