• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marsh në qendër të Shkupit me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës

Marsh në qendër të Shkupit me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Ukrainasit për herë të dytë me radhë e festojnë Ditën e pavarësisë së Ukrainës në kushte të agresionit të ashpër rus kundër Ukrainës. Tani, duke mbrojtur pavarësinë e saj, Ukraina po përgjaket, porositi ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir në marshin e sotëm e cila u mbajt në qendër të Shkupit. 

Marshi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës u organizua nga ambasada e Ukrainës dhe Shoqata e ukrainasve “Lesja Ukrainka”.

Aktiviteti filloi në parkun “Gruaja luftëtare”, ndërsa përfundoi para “shëtitores së Ukrainës” ku u intonua himni kombëtar i Ukrainës, ku para të pranishmëve mbajti fjalim ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir, kryetari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski dhe kryetari i Shoqatës së ukrainasve “Lesja Ukrainka” Oleksandar Urbanoviç. 

"Ukrainasit për herë të dytë me radhë e festojnë Ditën e pavarësisë së Ukrainës në kushtet e agresionit të ashpër rus kundër Ukrainës. Ukrainasit sot po mbrojnë të drejtën e tyre për jetën, sovranitetin, integritetin territorial, si dhe vlerat universale njerëzore, pra ato parime dhe principe morale që ndihmojnë në harmonizimin e ekzistencës së njerëzve", theksoi ambasadorja.

Ajo theksoi se në Ukrainë janë shkelur e drejta ndërkombëtare, si dhe fryma dhe normat e së drejtës humanitare.

Shtoi se çdo vendim në lidhje me ndihmën e ukrainasve është i një rëndësie jetike.

Kryetari i komunës Qendër, Gerasimovski siguroi se populli ukrainas ka mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Me rastin e festës së pavarësisë së Ukrainës është vendosur ekspozita me vizatime të fëmijëve ukrainas me titull “Fëmijët e luftës”.

Siç u bë e ditur më parë nga ambasada e Ukrainës, kjo ditë festohet për të dytin vit radhazi në kushte të luftës në përmasa të gjera mes Rusisë dhe Ukrainës. Trupat ruse kanë filluar invazion ndaj Ukrainës nga toka, ajri dhe deti më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe ende po zgjat. Ky sulm është karakterizuar si agresioni më i madh i një shteti kundër një shteti tjetër në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR