• e mërkurë, 01 prill 2026

Marrëveshje e re kolektive për paga dhe të drejta më të avancuara në NP Ekonomizim me kullotat shtetërore

Marrëveshje e re kolektive për paga dhe të drejta më të avancuara në NP Ekonomizim me kullotat shtetërore

Shkup, 1 prill 2026 (MIA)- Në mbledhjen e 18-të të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Kullotat Shtetërore është nënshkruar Marrëveshja e tretë kolektive – një dokument i rëndësishëm që garanton avancim real të të drejtave të të punësuarve.

Si[ theksohet në kumtesë, kjo marrëveshje nuk është vetëm një obligim formal, por një zotim konkret për të ndërtuar një sistem më të drejtë, më dinjitoz dhe më të qëndrueshëm për çdo punëtor.

“Me këtë marrëveshje, sigurojmë rritje të vazhdueshme të pagave; 7% nga marsi 2026, 7% në mars 2027 dhe 7% në mars 2028. Në të njëjtën kohë, vendosim standarde më të larta për trajtimin e të punësuarve përmes; harmonizimit të pagave; kompensimit të drejtë për punën gjatë natës dhe në ndërrime; mbulimit të shpenzimeve të transportit, pagesës për punën gjatë festave dhe jashtë orarit, si dhe shpërblimeve jubilare.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dinjitetit të punëtorit dhe ndërtimit të një institucioni që vlerëson realisht kontributin e secilit”, theksohet në kumtesë.

Me këtë rast, shprehet mirënjohje për organizatën sindikale për bashkëpunimin korrekt dhe dialogun e hapur, që e bënë të mundur këtë marrëveshje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi dhe përkushtim për të përmirësuar çdo ditë kushtet e punës dhe standardin e të punësuarve”, theksohet në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR