• e premte, 08 nëntor 2024

Marrëveshja për huamarjen nga Hungaria do të jetë pjesë e ligjit që do të kalojë përmes procedurës transparente në Qeveri dhe Parlament

Marrëveshja për huamarjen nga Hungaria do të jetë pjesë e ligjit që do të kalojë përmes procedurës transparente në Qeveri dhe Parlament

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski nuk e di se nga janë siguruar paratë që Hungaria ia jep vendit si hua. Është e rëndësishme, theksoi ai sonte që është marrëveshje mes dy qeverive. Huamarrja, tha ai, do të jetë pjesë e ligjit që do të kalojë në procedurë transparente, në seancën qeveritare dhe në Kuvend, “pa mos kaluar më parë në mënyrë kontrabanduese ose t'i ngjiten flamujt evropianë”.

Mickoski edhe një herë përsëriti se me paratë hungareze dhe kamatat e ulëta, vendi kursen mbi 100 milionë euro.

"Kjo është marrëveshje për bashkëpunim special, qeveri me qeveri, bazuar në nevojat tona. Këtu janë miqësia ime personale dhe bisedat që kemi pasur në periudhën e kaluar dhe tani, se nëse jemi në qeveri do të na duhet mbështetje dhe atë mbështetje e morëm. Orbanit duhet t’i japim dekoratë, ta shpallim hero që na ka ndihmuar, dha mbështetje konkrete. Huaja është qeveri me qeveri, dhe nëse ato para qeveria e Hungarisë i siguron në tregun e hapur ose nga fonde vetanake, nuk e di. Mua më intereson marrëveshja që do të jetë pjesë e ligjit, jo në mënyrë të kontrabanduar", tha Mickoski në “Top Tema”.

Ai pretendon se pala hungareze nuk ka kërkesa shtesë për kredinë e miratuar.

"Kur bëjmë marrëveshje, gjithçka vihet në tavolinë. Dhe a ka ndonjë kërkesë? Ja nuk ka. A ka ndonjë kërkesë nga Orbani për këtë? Nuk ka. A kam thënë unë diçka të tillë, jo", tha Mickoski.

I pyetur nëse ka vërejtje nga ambasadorët evropianë për bashkëpunimin me Orbanin, Mickoski ka theksuar se “bashkëpunimi është çështje e brendshme e jonë”.

Foto: arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR