• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës edhe sot në fokus të botimeve javore të gazetave greke

Marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës edhe sot në fokus të botimeve javore të gazetave greke

 Athinë, 26 maj 2024 (MIA)  - "Letra e Blinkenit mbeti në sirtar",  "Maratona diplomatike për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës" dhe "Kthimi i këmbëngulësve" janë titujt e teksteve në botimet javore të tre gazetave greke - "To Vima", "Real njuz" dhe "Katimerini" -  ndër më të mëdhatë në vend, të cilat edhe këtë javë marrëdhëniet Maqedonia e Veriut - Greqi i mbajnë lart në fokus, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Korrespondenti nga Uashingtoni i gazetës "To Vima" shkruan se "letra me urime që Departamenti i Shtetit e përgatiti për presidenten e parë grua të Maqedonisë së Veriut kurrë nuk doli nga sirtari".

"Burime amerikane pohuan për "To Vima" se bëhet fjalë për një vendim të marrë në një nivel të lartë politik, duke dashur të dërgojnë një mesazh të pakënaqësisë, shkruan gazeta dhe shton se në vend të një letre zyrtare nga Blinkeni, u vendos që presidentja e re të marrë një mesazh urimi përmes platformës Iks nga ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së  Xhejms O'Brajani.

 

Gazetari ndalet në qëndrimin e SHBA-së rreth respektimit të Marrëveshjes së Prespës, shkruan se Uashingtoni e pret Qeverinë e re dhe do të japë një "grejs periudhë" për të parë nëse "kreu politik i Maqedonisë së Veriut do të përpiqet të lirohet me hapa të vegjël nga retorika parazgjedhore".

Gjithashtu, sipas informacioneve të gazetës, diplomacia amerikane me dyer të mbyllura ka ushtruar presion si para dhe pas zgjedhjeve për respektimin  e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa me vetëdije ka zgjedhur të mbajë publikisht një ton të ulët.

 Nga ana tjetër, diplomacia greke është aktive në nivel evropian, sipas tekstit të publikuar në "Real njuz", dhe Athina ka filluar një fushatë për informimin e të gjitha vendeve evropiane, BE-në dhe NATO-n për shkeljet e Marrëveshjes së Prespës.

MPJ-ja greke, siç shkruan gazeta, u ka dhënë urdhër të gjitha përfaqësive diplomatike të vendit "t'i informojnë kolegët e tyre për çdo shkelje të re të Marrëveshjes së Prespës nga shteti fqinj". 

 "Në Ministrinë e Punëve të Jashtme presin që të formohet Qeveria në Shkup për t'i bërë të ditur procedurat e parashikuara me nenin 19 të Marrëveshjes së Prespës për aktivitetet që vlerësohen si shkelje të Marrëveshjes, por edhe për të vazhduar me demarshe zyrtare diplomatike", shkruan gazeta, transmeton MIA.

 

Në mënyrë shtesë përqendrohet  edhe në afatet e parashikuara te ne për formimin e Qeverisë procedurë,  e cila, siç shkruan, pritet të përfundojë para përfundit të qershorit.

Pikërisht për Qeverinë e re tek ne, theksin e vendos gazetari i gazetës "Katimerini", në tekstin me titull "Kthimi i këmbëngulësve", komenton se Qeveria e Mickoskit mund të ketë "prirje të fortë të Gruevskit",  duke u fokusuar në zërat  se Antonio Milloshoski mund të jetë shefi i ri i diplomacisë. 

 

 

"Katimerini", përveç bisedimeve për formimin e Qeverisë së re, është përqendruar edhe në radhët e së premtes në vendkalimin kufitar me Greqinë për shkak të festës dhe fundjavës së vazhduar, si "tregues i interesit të qytetarëve"  dhe paralelisht i përgënjeshtron, siç shkruan, "shkrimet në disa media në Shkup se radhët janë për shkak të kontrolleve më të rrepta të shërbimeve doganore si kundërmasë e parë për të sfiduar Marrëveshjen e Prespës".

 Në botimet e sotme javore të gazetave greke, përveç teksteve dhe analizave për Marrëveshjen e Prespës, ka edhe intervista me kryeministrin grek, me liderin e opozitës, me ministra të qeverisë, të cilët ndër të tjera u përgjigjen edhe pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit mes Shkupit dhe Athinës.

 Micotakisi, siç publikoi paraprakisht MIA, në një intervistë për "Real njuz" tha se "Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, mund vetëm të përfitojnë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë". Ndryshe, rruga evropiane e të dyja vendeve kalon përmes Athinës. Dhe atje do të hasë në probleme".

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR