• e enjte, 26 dhjetor 2024

Marrëdhëniet e mira fqinje, siguria, stabiliteti dhe integrimi në BE - qëllimet kryesore të kryesimit të vendit me PBEJL-në

Marrëdhëniet e mira fqinje, siguria, stabiliteti dhe integrimi në BE - qëllimet kryesore të kryesimit të vendit me PBEJL-në

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) – Marrëdhëniet e mira fqinje, siguria, stabiliteti dhe integrimi i vendeve tona në familjen evropiane të popujve të lira dhe demokratike do të jenë qëllimet kryesore të cilave do t'u kushtohet kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) që fillon më 1 korrik. Këtë sot e potencoi presidenti Stevo Pendarovski në Podgoricë ku mori pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të PBEJL-së.

"Duke e pasur parasysh luftën në Ukrainë që është sfidë e madhe për kontinentin evropian, por edhe sfidat e vazhdueshme që dalin nga çështjet e pazgjidhura në rajonin tonë, si kryesues të ardhshëm do të fokusohemi në parimet e dhëna në dokumentet themlore të kësaj Nisme, të cilat në masë të madhe janë relevante edhe sot", tha Pendarovski.

Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, presidentin malazez, Jakov Millatoviq, e potencoi sloganin e kryesimit të vendit me PBEJL "Tejkalimi i ndasive, ndërtimi i besimit", duke potencuar se në këtë kuptim Republika e Maqedonisë së Veriut është mjaft e kualifikuar, nëse merren parasysh të gjitha marrëveshjet dhe kompromiset e bëra në vend, por edhe me fqinjët me qëllim të progresit në Evropë.

"Gjatë mandatit tonë do të bëjmë përpjekje maksimale përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit dhe do t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe të vijmë drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe prosperitetit. Sundimi i së drejtës, promovimi i të drejtave të njeriut dhe veçanërisht lufta kundër korrupsionit do të jenë në mesin e prioriteteve në agjendën tonë, ndërsa gjithashtu edhe siguria energjetike në Evropn Juglindore, korridoret transevropiane dhe shkëmbimi kulturor midis popujve", tha Pendarovski.

Ai potencoi se parakusht kyç për progresin dhe demokracinë në rajon është integrimi i tij në BE dhe në këtë kontekst e përshëndeti deklaratën e paracakohshme të kryetares së Komisionit Evropian, për planin e ri të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor ky zotimi kryesor është anëtaret e ardhshme të BE-së t'i ndjejnë një pjesë të përfitimeve të anëtarësimit edhe para se formalisht të bëhen anëtare.

Foto: FB

QËNDRONI TË LIDHUR