• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Markovski: Institucionet kompetente duhet ta zgjidhin sa më parë problemin me murin mbajtës të rënë në Qendrën Klinike

Markovski: Institucionet kompetente duhet ta zgjidhin sa më parë problemin me murin mbajtës të rënë në Qendrën Klinike

 Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski apelon institucionet kompetente që sa më shpejt ta zgjidhin problemin e murit mbajtës të rrëzuar në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" në Shkup.

"Nuk e di kush është përgjegjës për murin, por mendoj se është e të gjithë atyre që janë përfshirë në proces. Duhet të ulen bashkë dhe ta zgjidhin këtë problem sa më shpejt", deklaroi Markovski në pyetjen e gazetarëve në Odën Ekonomike.

Ai theksoi se nuk është i njohur me gjendjen konkrete të murit për të vlerësuar nëse ai duhet të prishet dhe të rindërtohet, por tregoi se në çdo rast duhet të reagohet shpejt.

Rreth 15 vjet më parë, ashtu siç theksoi, ka dërguar një letër personale pasi ishte i shqetësuar për atë që po ndodhte në atë pjesë të qytetit dhe për qëndrueshmërinë e ndërtesave që po ndërtoheshin atje, në të cilën tregonte se një pjesë e madhe e repartit muret nuk ishin projektuar që të mund të përballonin një barrë kaq të shtuar.

"Fatkeqësisht kaloi me heshtje nga ata që ishin kompetentë", theksoi Markovski. rq/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR