Mark Rute për vizitë në Turqi dhe Greqi
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot dhe nesër do t'i vizitojë Turqinë dhe Greqinë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:40, 25 nëntor, 2024
Bruksel, 25 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot dhe nesër do t'i vizitojë Turqinë dhe Greqinë.
Ashtu siç kumtoi Aleanca, Rute sot do të qëndrojë në Ankara, ku do të ketë takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Hakan Fidan dhe Jashar Gjuler.
Rute do të ketë takim me përfaqëues të industrisë së mbrojtjes turke, ndërsa do të vizitojë dhe fabrikën e "Industrisë turke të hapësirës ajrore" (TUSASH).
Është parashikuar që sekretari i përgjithshëm i NATO-s të vendos dhe kurorë me lule në mauzoleumin e themeluesit të Republikës së Turqisë Kemal Ataturk.
Nesër, prap, Rute do të qëndroj në Athinë, ku do të takohet me kryeministrin e Greqisë Kirjakos Micotakis dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Greqisë, Jorgos Gerepetritis dhe Nikos Dendias. rq/sa/
Foto: arkivi i MIA-s