• e enjte, 26 dhjetor 2024

Marihuana është e dëmshme për qentë

Marihuana është e dëmshme për qentë

Los Anxhelos, 30 qershor 2023 (MIA) - Tymi i mariuhanës mund të ndikojë keq ndaj manarëve dhe ta rrezikojë jetën e tyre, sipas veterineres Moira Gerllah. 

"Derisa pini marihuanë, gjithmonë sigurohuni që manarët tuaj të mos jenë në dhomë. Por edhe nëse qeni juaj ha rastësisht 'biskotat' tuaja (me marihuanë), kontaktoni menjëherë veterinerin tuaj. Nëse, nga ana tjetër, kanë kaluar më pak se dy orë që kur kafsha ka gëlltitur biskotën, veterineri mund të shkaktojë të vjella për të nxjerrë jashtë substancën e dëmshme. Por edhe nëse më vonë vini re se biskotat janë zhdukur, duhet të konsultoheni me një veteriner. Është gjithashtu e rëndësishme të mos gënjeni për përdorimin e kanabisit. Raportoni sinqerisht se çfarë ka ngrënë kafsha", rekomandon Gerllah.

Nëse nuk dihet nëse kafsha ka gëlltitur kanabis, ajo mund të njihet nga simptomat e helmimit. Simptomat neurologjike, të tilla si bebëzat e zgjeruara, lëkundjet, dridhjet, ngërçi, si dhe jargë ose të vjella - këto janë shenjat më të zakonshme.

Serioziteti i simptomave mund të ndryshojë në varësi të kafshës dhe sasisë së gëlltitur. Marihuana gjithashtu mund të ndikojë edha në atë që kafshët të shfaqin shqetësim ose apati, si dhe rritje të zhurmës, agresivitetit, kafshimit. Në rast të dukurive të tilla, Gerlah rekomandon konsultim të menjëhershëm me veterinerin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR