• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Qëllimi i "Frontit evropian" është sigurimi i së ardhme sonë evropiane

Mariçiq: Qëllimi i

Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Shumica vitin zgjedhor e konsideorjnë si vit të humbur, kështu që ne u përpoqëm të mos vijë deri te zgjedhjet e parakohshme në këtë mandat, porositi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, duke shtuar se po piunohet në krijimin e "Frontit evropian", i cili do të punojë në sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit dhe do të formojë Qeveri edhe pas zgjehdjeve të ardhshme.

Duke folur për kërkesën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për shpalllje të zgjehdjeve të parakohshme, Mariçiq, në emisionin "Studio 10" në televizionin 24, theksoi se kjo është mënyra e vetme e veprimit politik të liderit opozitar, iponuar për përdorim brendapartiak.

"Aluzioni i përhershëm i Mickoskit se nuk ka shumicë dhe se do të ketë shumicë të re apo ndërkaq zgjedhje të parakohshme, në t[ vërtetë është vetëm retorikë e zbrazët për mbajtje të ithtarëve të vet në grusht dhe vetëveten e demantoi se gjoja asnjëherë nuk ka thënë se ka zgjehdje të parakohshme, ndërsa vetëm për atë flasin në Kuvend", deklaroi mariçiq, duke shtuar se zgjehdjet e ardhshme parlamentare do të jenë të rregullta, nga mesi i vitit të ardhshëm.

Mariçiq theksoi se krijimi i "Frontit evropian" ka për qëllim ta përshpejtojë procesin e eurointegrimit dhe zbatimit të ndryshimeve të nevojshme të Kushtetutës.

"Qëllimi ynë është të gjitha subjektet politike të cilat e mbështesin rrugën evropiane sinqerisht të qëndrojnë në një vend dhe në një anë dhe unë jam i sigurt se ajo është shumica dhe se kjo do të na çojë në situatë të formojmë Qeveri edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Ai nuk është front evropian kundër askujt, ai është front evropian për sigurim të së ardhmes sonë veropiane. Mendoj se nuk mund të flisni, siç e bën atë VMRO-DPMNE-ja, për TË Majtën nuk do të komentoj se ata janë haptazi kundër BE-së dhe NATO-s, por VMRO-DPMNE-ja flet nominalisht se është për BE, ndërkaq kur vjen momenti të jepet mbështetje për vendime të mëdha, kyçe dhe të rënda politike, asnjëherë realisht nuk është për", theksoi Mariçiq.

Ai shtoi se dis aherë nga VMRO-DPMNE-ja gjatë tkaimeve me ambasadorë kanë folur se do ta ndryshojnë Kushtetutën kur ajo parti do të vijë në pushtet.

Mariçiq theksoi se nëse ajo është e pranueshme për VMRO-DPMNE-në, mund të miratohen ndrshimet kushtteuese dhe më pas të shpallen zgjehdjet e parakohshme, duke përkujtuar se atë piblikisht e ka thënë edhe kryeministrei Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri paralajmëroi dialog të hapur me të gjitha partitë dhe pret se kjo do të fillojë pas përfundimit të rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend.

"Mendoj se do të vijmë drejt konkludimit të matur se në ndryshimet kushtetuese nuk ka asgjë antimaqeodnase", thotë Mariçiq dhe shton se ne jemi obliguar para BE-së se do të fuqim bullgarët në Kushtetutë, përderisa zgjatë skriningu, përkatësisht deri në nëntor.

Nëse nuk i bëjmë ndryshimet deri në nëntor, shton Mariçiq, vetes do t'i vendosim veto për hyrje në Union dhe do të bijmë në grupin e vendeve, si Kosova apo BeH-ja.

Ai vlerëson edhe se dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk është aq i madh siç tregojnë anketata e publikuara kohë më parë.

"Nuk është aq i madh dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së siç tregojnë anketat e publikuara. Përveç kësaj, nuk mund të shihen vetëm rejtingjet e këtyre partive. Shumica e 'Frontit evropian' dhe ne do të formojmë qeveri pas zgjehdjeve të ardhshme", potencoi Mariçiq. ab/

Foto: MIA Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR