• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq-Saracin: Para nesh është periudhë kyçe në negociatat aderuese me BE-në, nuk duhet të humbet kohë dhe kjo mundësi

Mariçiq-Saracin: Para nesh është periudhë kyçe në negociatat aderuese me BE-në, nuk duhet të humbet kohë dhe kjo mundësi

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Periudhë kyçe në negociatat aderuese me Bashkimin Evropian është para nesh, nuk duhet të humbet kohë dhe kjo mundësi, u tha në takimin e sotëm të zëvendës kryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq me përfaqësuesin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Siç informojnë nga SÇE, në takimin u bisedua për negociatat aderuese, ndryshimet kushtetuese, reformat dhe perspektivën evropiane e rajonit.

"Miku i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe përkrahësi ynë për përparimin drejt BE-së, Manuel Saracin, në takimin qartë tha se anëtarësimi në BE është i sigurtë dhe se nuk duhet të humbet kohë dhe kjo mundësi. Në atë drejtim, Saracin shtoi se është aktiv debati në Bashkimin Evropian për zgjerimin e ardhshëm, i cili duhet gjatë muajve të ardhshme të japë plan konkret dhe kornizë kohore dhe porositi se duhet shpejtë të lëvizim kur bëhet fjalë për hapin e ardhshëm në procesin e negociatave", thuhet në kumtesën e SÇE-së.

Zëvendës kryeministri Mariçiq tha se Qeveria është tërësisht e përkushtuar për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, duke cekur se si shtet kemi bërë shumë kur bëhet fjalë për rrugën drejt BE-së.

"Si Qeveri fokusin e mbajmë në përfundimin e suksesshëm të obligimeve dhe afrimin e ri drejt BE-së, me qëllim që të bëjmë edhe më shumë në pjesën e reformave dhe me shpejtësi më të madhe të hyjmë në vitet kyçe për europeizimin e shoqërisë sonë", tha Mariçiq.

Në takimin edhe një herë u konfirmua se Republika Federale e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në perspektivën evropiane të rajonit dhe se angazhimi i saj është të mbetemi aktivë në procesin aderues dhe pa komplikime të mëtejme dhe zvarritje, në mënyrë efikase t'i përfundojmë negociatat me BE-në.

Zëvendës kryeministri Mariçiq u falënderua që Gjermania është partneri ynë politik dhe ekonomik, si dhe aleat në plotësimin e agjendës reformuese dhe të qëllimeve strategjike. bsh/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR