• e diel, 24 nëntor 2024

Mariçiq-Matuella: Skriningu do t'i përshçejtojë reformat, në afat të gjatë ato janë përfitime për qytetarët

Mariçiq-Matuella: Skriningu do t'i përshçejtojë reformat, në afat të gjatë ato janë përfitime për qytetarët
Shkup, 21 shtator 2022 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot pasdite në Bruksel mbajti takim pune me ushtruesen e detyrës drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Unionit, Mikela Matuella dhe ekipin e saj, i cili i ndjekë takimet tona të skriningut dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut. Në takim, tema të bisedës ishin fillimi i skriningut, gjendja aktuale politike në Maqedoni të Veriut, sfidat të cilat i sjellë dimri i cili vjen dhe veprimi i përbashkët në atë drejtim, si dhe për aktivitetet e ardhshme dhe pritjet në skriningun bilateral. Mariçiq shprehi kënaqësi nga takimet e para të skriningut duke thënë se ekziston dëshirë dhe përkushtim nga ana e administratës dhe institucioneve që të përfundojë me sukses procesi i negociatave me Unionin.

Matuella në takim theksoi se fillimi i negociatave jep drejtim të ri në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe se tani me rëndësi është të gjithë të jenë të përkushtuar në maksimum në këtë proces, i cili do t'i përshpejtojë reformat dhe do ta transformojë shtetin për më mirë.

Matuella shtoi se i dukshëm është edhe entuziazmi i qartë tek ekipet e Maqedonisë së veriut në takimet e skriningut dhe shfaqi besim se kjo do të vazhdojë të jetë ashtu edhe gjatë takimeve bilaterale të skriningut, duke potencuar se bashkarisht do të punojmë, për të gjitha rekomandimet dhe këshillat nga Komisioni evropian, t'i shfrytëzojmë drejtë, në drejtim të përmbushjes më të shpejtë dhe më të lehtë të detyrave tona për anëtarësim në Union.

Në takim, zëvendëskryeministri Mariçiq brifoi para përfaqësuesve të Komisionit evropian për strukturën negociuese, duke përmendur se po bëhen konsultimet e fundit me të gjithë faktorët shoqërorë dhe se po kërkohen më të mirët, ekspertët në fushën e vet, në mënyrë që të kompletohen ekipet për negociata para fillimit të skriningjeve bilaterale.

Siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Mariçiq, nesër vazhdon takimi i skriningut për kapitullin 24 - Drejtësi, liri dje siguri, i cili do të zgjasë dy ditë, ndërsa javën e ardhshme vazhdojnë takimet me kapitullin 23 - Jurisprudencë dhe të drejta themelore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR