• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq-Li: Drejt Be-së vetëm me reforma, dialog dhe bashkëpunim rajonal, të shfrytëzohet momentumi

Mariçiq-Li: Drejt Be-së vetëm me reforma, dialog dhe bashkëpunim rajonal, të shfrytëzohet momentumi

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Uashington pati takim me drejtorin e Zyres për Bashkimin Evropian dhe çështje rajonale pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Rob Li, ku u bisedua për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërlidhjen ekonomike të rajonit, kumtoi SÇE.

Në takim u bë fjalë për disa tema të rëndësishme politike vendore, por edhe për ngjarjet në rajon, me theks në bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin në BE.

Në bisedën e Mariçiqit me Li u potencua se ideja evropiane për bashkim është aktive, ndërsa për vizionin evropian dhe planin e Qeverisë së RMV-së deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, reformat e shpejta janë kyçe, me thënien se tani është mundësia të sigurohet prosperitet i plotë i shoqërisë së vendit, që është në interes të të gjithëve.

Drejtori i Zyres për BE dhe çështje rajonale pranë DASH-it, Rob Li, në takim e konfirmoi pozicionin e SHBA-së se fokusi i tyre mbetet në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe angazhimi i tyre, të gjitha shtetet e rajonit të mbeten stabile dhe në rrugën evropiane, ku nuk do të mungojë politika amerikane dhe mbështetja financiare për reformat e vështira në jurisprudencë dhe luftën kundër korrupsionit.

Mariçiq në Uashington do të takohet edhe me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Gabriel Eskobar, ndërsa nesër do të marrë pjesë në tyrezën e rrumbullakët në organizim të "këshollit atlantik" ku me ekspertë amerikanë të cilët punojnë në Ballkanin Perëndimor, do të bisedojë për rugën evropiane të Maqedonisë së Veriut si dhe si të arirhen rezulktate më të mëdha në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të cilat i kemi, të cilat do ta përshçejtojnë procesin e negociatave me BE-në. ab/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR