• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiqi nga Brukseli: Fronti proevropian do të arrijë ta realizojë agjendën progresive për zgjerimin e BE-së

Mariçiqi nga Brukseli: Fronti proevropian do të arrijë ta realizojë agjendën progresive për zgjerimin e BE-së

Shkup, 5 dhjetor 2023 

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte foli në Parlamentin Evropian në Bruksel, në seminarin e organizuar nga grupi parlamentar Socialistë dhe Demokratë, S&D në temë "Formësimi i agjendës progresive të zgjerimit".

Mariçiqi në panel i reflektoi vlerat më progresive të Bashkimit Evropian prej ku vijnë vizionet më të përparuara dhe të bazuara për të ardhmen e kësaj bashkësie tonë evropiane.

Kjo është dispozita lëvizëse e grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian nga e cila në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar gjeostrategjike dolën rekomandimet të cilat u transferuan në Rezolutën e Parlamentit Evropian për reforma gjithpërfshirëse të Marrëveshjes për BE-në.

"Rezoluta për zgjerimin është bazuar në rekomandimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës duke e pasur parasysh edhe kontekstin ekzistues, sfidat dhe krizat e shumta me të cilat përballen Unioni dhe bota në tërësi.

Në atë drejtim, Rezoluta edhe në këtë moment gjeostrategjik i vërteton politikat për zgjerimin e BE-së dhe konfirmon se zgjerimi është instrumenti më i suksesshëm për mbylljen e çështjeve të hapura gjeostategjike.

Zëvendëskryeministri në fjalimin e tij theksoi se kjo politikë tregohet si motor i paqes, demokracisë, sundimit të drejtësisë dhe mirëqenies në Evropë për të gjitha vendet të cilat ishin përfshirë me zgjerimet paraprake. 

"Rezoluta thekson se nëse BE-ja dëshiron të jetë lojtare gjeopolitike, ajo duhet të mbetet projekt i hapur, ndërsa gjithashtu propozon afat të qartë: Bisedimet për anëtarësim me vendet kandidate për zgjerimin e ardhshëm duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030".

Mariçiqi theksoi se qasja e re e ridefinon rolin e BE-së si bashkësi e popujve e cila ndërmerr novacione dhe lidership në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe veçanërisht në politikën e zgjerimit. 

"Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor edhe për atë se sa është reale viti 2030 si vit për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me vendet e këtij rajoni, kjo varet vetëm nga çdo vend kandidat për anëtarësim në rajon dhe nga Bashkimi Evropian".  

Me Planin për rritje si instrument i përbërë në Pakon për zgjerim Ballkani Perëndimor mori shirit të shpejtë në rrugën për eurointegrim të vendeve të rajonit me përcaktimin kohor, në të cilin duhet të përfundohen detyrat e shtëpisë.

Zëvendëskryeministri para grupit parlamentar theksoi se tani jemi para një momenti që paraqet shansë të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila duhet të përdoret. Duke shtuar se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor është që ta pranojnë përgjegjësinë që ta rrumbullaksojnë integrimin evropian të vendit të vet si rrugë e vetme drejt të ardhmes prosperuese.

Më tej zëvendëskryeministri shtoi se për këtë Qeveri dhe misionin e saj si zëvendëskryeministër është që të krijohen kushte që qytetarët e rajonit të ndjehen se si është të jesh pjesë e Bashkimit Evropian shumë më shpejt nga ajo që është parashikuar, me fokus realizimin e Planit për rritje dhe 2030 si vit indikativ për aderim.

Për në fund Mariçiq konkludoi se Maqedonia e Veriut  përballet me betejë të madhe të rëndësishme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe lufta  për fitore e bllokut perëndimor e udhëhequr nga socialidemokratët dhe forcat progresive politike përballë bllokut antievropian, i cili ka për qëllim ta kthejë shtetin në tunelin, në të cilin ndodhej shteti 11 vite, ku shoqëria ka qenë plotësisht e ngulfatur.

"Në Maqedoninë e veriut priten zgjedhjet më të rëndësishme në 15 vitet e fundit. Ne po luftoijnë ta shpëtojmë shtetin tonë nga populizmi dhe korrupsioni, për çka jam i bindur se do të sjellim fitoren".  

Jemi të bindur se socialdemokratët në Maqedoninë e Veriut do të bashkohen me forca proevropiane në vend dhe do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme.  

Në seminarin "Formimi i axhendës progresive për zgjerim" të organizuar nga socialistët dhe demokratët, fjalim hyrës kishte edhe kryetarja e S&D Iraçe Garsia Perez, pas së cilës u drejtuan përfaqësues të opsioneve politike social-demokratike nga Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia. 

Sekretariati për çështje eurointegruese

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR