• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiqi me rastin e Ditës së Evropës: Më 9 maj 2030, ta bëjmë të mundurën, të bëhemi anëtare e BE-së

Mariçiqi me rastin e Ditës së Evropës: Më 9 maj 2030, ta bëjmë të mundurën, të bëhemi anëtare e BE-së

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, me rastin e 9 Majit - Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës porositi   se shtetet evropiane më 9 maj të vitit 1950 e bënë të pamundurën dhe se “ne më 9 maj të vitit  2030 mund të bëjmë atë që është e mundur, e kjo është anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian”.

"Ne sot  po luftojmë për  vlerat  dhe synimet e njëjta për të cilat Gjermania dhe Franca kanë bërë hapa historikë pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është bashkimi. Bashkëpunimi ekonomik. Të jesh vetja në tënden, ndërsa në të njëjtën kohë të përkasësh në diçka shumë më të madhe. Të lëvizësh lirshëm, të punosh lirshëm. Të kontribuosh dhe të marrësh. Të jetë më mirë", tha Mariçiqi në video fjalimin e tij. 

 Mariçiqi theksoi se të gjithë e kanë të qartë "se vendimet më të vështira janë pas nesh" dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë gjë tjetër veçse një kontribut që garanton për përfitimet, ndërsa nuk na merr asgjë.

"Atë e dinë mirë edhe ata që kundërshtohen në rrugën tonë evropiane. Prandaj është koha që ata të ndalojnë së kundërshtuari, për të mos u bërë mohues historik dhe pengues të qëllimeve  strategjike të popullit të tyre", theksoi zëvendëskryeministri. 

 Sot kur kemi edhe liri edhe shtet, Mariçiqi thekson se “saktë e dimë se ku po shkojmë, çfarë kërkojmë dhe çfarë do të marrim” dhe se “puna është në duart tona, nuk ka më pritje". 

"Nuk ka anulim. Ashtu siç arritëm të bëheshim anëtare e NATO-s, ashtu do të kemi sukses të bëhemi anëtare e BE-së. Shkojmë  në aleancë që na sjell fonde evropiane dhe standarde evropiane në të gjitha fushat që kanë rëndësi për jetë. Fonde për të ndërtuar si kurrë më parë - infrastrukturë të Maqedonisë së Veriut me para evropiane. Dhe paralelisht me këtë – reforma. Reforma për të gjitha institucionet tona, në të gjithë resorët për të ofruar shërbimin më të mirë për popullin tonë", theksoi Mariçiqi në video fjalim.   ar/

Foto: Sekretariati për Çështje Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR