• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mariçiqi e priti kryeministrin kroat Plenkoviq në aeroportin e Shkupit

Mariçiqi e priti kryeministrin kroat Plenkoviq në aeroportin e Shkupit

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq paradite në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup e priti kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, i cili e udhëheq delegacionin shtetëror të Kroacisë që sot do të qëndrojë për vizitë në vend.

"Në kohën kur jemi të vendosur para proceseve dhe sfidave të reja miqtë e vërtetë janë me ne që të ndajnë përvojat dhe të japin mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Mirëseardhje të përzemërt pët kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq me të cilin do të kemi mundësi të diskutojmë për planet tona, për projektet tona, për të ardhmen e rajonit", shkroi zëvendëskryeministri Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk.

Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare në vend do të realizojë takime me përfaqësues të lartë shtetëror. Nikoqir i Plenkoviqit do të jetë kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili me ceremoni solemne do ta presë para pllajës së Qeverisë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të vijojë takimi kokë më kokë i kryeministrave, si dhe takimi plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.

Në fokus të bisedimeve do të jenë integrimet evropiane dhe rrjedha e bisedimeve me BE-në, ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet dypalëshe, avancimi i bashkëpunimit në sferat që janë kyçe në procesin e anëtarësimit drejt BE-së, ndërsa do të shqyrtohen edhe mundësitë për investime të reja. 

Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare  do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa  do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend. fc/

Fotografia: SÇE

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR