• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq-Gerasimov: Qëllimi i përbashkët për hyrje në BE është arsye plotësuese për përforcim të aleancë mes Shkupit dhe Kishinjevit

Mariçiq-Gerasimov: Qëllimi i përbashkët për hyrje në BE është arsye plotësuese për përforcim të aleancë mes Shkupit dhe Kishinjevit

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë i ndërlidhin vlerat e përbashkëta dhe përcaktimi për hyrje sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në këtë rrugë bashkëpunimi dhe ndarja e përvojave dhe praktikave janë me rëndësi thelbësore, theksuan zëvendëskryeministrja moldave për çështje evropiane Kristina Gerasimov dhe nikoqiri i saj dhe kolegu Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp në qendrën mediale të Qeverisë.   

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se qëllimi i përbashkët i dy vendeve është nxitje shtesë për përforcimin e aleancës mes dy vendeve.

"Duke pasur parasysh se vendi ndodhet në fazë që ne e kemi kaluar, e kjo është skriningu i zëvendëskryeministres dhe transmetova se Maqedonia e Veriut do ta vë në dispozicion gjithë diturinë dhe përvojën e kolegëve tanë në procesin e skriningut. Kjo është shprehje e një solidariteti miqësor evropian dhe mbështetje dhe miqësie si vlerë evropiane. Dy shtetet pretendojmë seriozisht për anëtarësim gjatë zgjerimit të parë të ardhshëm të BE-së, ky zgjerim merr kuptim dhe në përshpejtim për shkak të aspekteve gjeostrategjike dhe të sigurisë", nënvizoi Mariçiq.

Shtoi se ndarja e përvojave në ecjen e rrugës drejt BE-së është me rëndësi të madhe.

Zëvendëskryeministja Gerasimov tha se vizita e sotme është bazë për fillimin e shumë dialogur produktiv dhe për shkëmbim të qëndrimeve dhe praktikave.

"Më vjen mirë që sot patëm mundësinë të fillojmë atë që do të jetë baza për një dialog shumë produktiv për Moladivinë dhe Maqedoninë e Veriut për çështjet evropiane, ndërsa shkojmë drejt arritjes së qëllimit tonë për integrimin evropian, ndajmë të njëjtat qëllime dhe vlera, si dhe një përkushtim të fortë për lirinë, sigurinë dhe demokracinë. Republika e Moldavisë mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit të bazuar në merita. Në të njëjtën kohë, jam i bindur se fati i demokracisë në fqinjësinë lindore të BE-së si dhe në Ballkanin Perëndimor është që një ditë të bëhen anëtarë të familjes evropiane. Këtu tregohen aspiratat e qytetarëve tanë për të arritur një të ardhme të begatë. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se jemi më të fortë së bashku dhe jemi vërtet të interesuar që të vazhdojmë të shkëmbejmë pikëpamjet dhe praktikat më të mira me përparimin e negociatave", tha Gerasimov.

Diskutimin e takimit të mbajtur ajo e vlerësoi si produktiv.

"E bind kolegun tim se do të përpiqemi të mësojmë më tepër si administrata dhe shoqëria juaj publike, arriti që të përballet me detyrimin që ta bartë legjislacionin evropian në atë nacional, t'i vendos refomat, me qëllim që edhe ne të mund ta arrijmë standardin e jetesës në BE, njëherit jemi të hapur që t'i ndajmë edhe përvojat tona për atë se si ne i koordinojmë proceset interne", porositi Gerasimov. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR