• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq-Davidoju: Procesi inkuadrues me BE-në duhet të vazhdojë

Mariçiq-Davidoju: Procesi inkuadrues me BE-në duhet të vazhdojë

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me përfaqësuesin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Adrian Davidoju me të cilin bisedoi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin bilateral dhe për situatën politike në rajon.

Siç kumtoi Sekretariati qeveritar për çështje evropiane, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehi faënderim për mbështetjen nga ana e Rumanisë për eurointegrimin dhe potencoi se çfarëdo lloj mbështetje e mëtutjeshme do të jetë e mirëseardhur.

"I dërguari i posaçëm rumun Davidoju e konfirmoi përparimin që e kemi bërë dhe shfaqi pritje se do ta shfrytëzojmë momentin pozitiv politik, do t'i bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe do të vazhdojmë me procesin negociues", ceket në kumtesën nga SÇE.

Zëvendëskryeministri Mariçiq e informoi Davidoju edhe për rrjedhln e skriningut, përpunimin e udhërrëfyesve dhe për reformat aktuale të cilat, siç tha zëvendëskryeministri "duhet t'i vazhdojmë me dinamikë më të madhe dhe të reflektojmë rezultate, me qëllim që ta përshçejtojmë rrugën evropiane".

Në atë drejtim, ndërkaq, Davidoju theksoi se Rumania, si një prej anëtareve m të reja të BE-së dhe me përvoja më të freskëta në negociata për anëtarësim, qëndron në dispozicion për avancimin e bashkëpunimit, përmes ndihmës eksperte në procesin e negociatave dhe atë në disa sfera, mes të cilave edhe luftën me korrupsionin, gjyqësinë dhe sigurinë kibernetike.

Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Rumanisë në vend, Adela Monika Aksinte. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR