• e premte, 08 nëntor 2024

Mariçiq: Vendosja e Artan Grubit për koordinator për Korridorin 8 është për shkak të nevojës për koordinim më të fuqishëm

Mariçiq: Vendosja e Artan Grubit për koordinator për Korridorin 8 është për shkak të nevojës për koordinim më të fuqishëm

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq sot deklaroi se projekti për Korridorin 8 është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor i kësaj Qeverie dhe se të gjitha investojnë përpjekje maksimale që ai të realizohet. Vendosja e kryeministrit të parë dhe ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi për koordinator të projektit, sipas tij, është për shkak të asaj se nevojitet koordinim më i fuqishëm, pasi më shumë institucione janë përfshirë në ndërtimin e autostradës.

"Për atë që Qeveria ka vendosur që Artan Grubi të bëhet koordinator i aktiviteteve lidhur me Korridorin 8, do të thotë se ka nevojë për koordinim më të fuqishëm, pasi ka kompetenca që i takojnë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ato janë të shumta dhe ato askush nuk ia merr. Përkundrazi, do t'i zbatojë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Por, po ashtu, ka shumë procedura dhe aksione të cilat duhet të ndërmerren lidhur me komunikimin e ndërsjellë të institucioneve, lejet, procesi i shpronësimit. Me të vërtetë ka shumë punë në atë projekt dhe për këtë shkak një nga zëvendës kryeministrat është i obliguar ta ndjek zbatimin dhe të bëhet një lloj mbikëqyrësi dhe përkrahje i atij procesi dhe kjo nuk është hera e parë dhe kjo nuk është asgjë çudi", tha Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp me ministren serbe të Eurointegrimeve.

Korridori 8, potencoi ai, "është projekti më i rëndësishëm infrastrukuror i kësaj Qeverie dhe të gjithë investojmë përpjekje maksimale që ai të realizohet".

"Për këtë shkak mendoj se është ekstremisht me rëndësi që të gjithë anëtarët e Qeverisë nga ky aspekt të përfshihen në këtë projekt. Asnjë anëtar, nuk duhet të jetë çudi, cilido anëtar i Qeverisë të përfshihet në mënyrë shtesë, me ekstra përpjekje në zbatimin e këtij projekti", tha Mariçiq.

Lidhur me veprimet eventuale korruptive, ai potencoi se për këtë ka instituciuone, si Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, Prokuroria publike, të cilët duhet ta thonë të veten.

"Për Qeverinë kjo është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor, i cili duhet të plotësojë një korridor evropian nga Deri Adriatik deri në Detin e Zi", shtoi Mariçiq. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR