• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Uniteti dhe bashkëjetesa na çojnë drejt përparimit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë

Mariçiq: Uniteti dhe bashkëjetesa na çojnë drejt përparimit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë

 Shkup, 21 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, uron të gjithë besimtarët e besimit islam festën e Fitër Bajramit me dëshirë  që pas një muaji agjërim, mohim dhe dhe lutje, ditt festive t'i kalojnë me shëndet të mirë harmoni dhe mirëqenie.

"Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë bashkëqytetarëve që sot festojnë festën më të madhe në Islam, e cila shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Lutjet dhe mohimet tuaja në muajin e kaluar të agjërimit të jenë një nxitje për të ndërtuar miqësi, unitet, harmoni dhe një shoqëri prosperuese për të gjithë. 

Ditët e shenjta dhe festive janë frymëzim i përhershëm për kultimin e vlerave që na lidhin, që thërrasin për tolerancë dhe mirëkuptim, me detyrimin për të forcuar së bashku vizionin e Maqedonisë së Veriut evropiane dhe moderne. Uniteti është ajo që do të na çojë përpara dhe do të çojë në përparim dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Edhe një herë ju uroj që ditët e Ramazanit t'ju shpërblehen me mëshirë dhe Bajrami t'ju sjellë shëndet, lumturi, paqe dhe mirëqenie. Bajram Sherif Mubarek Olsun!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Mariçiq.  ar/


 

QËNDRONI TË LIDHUR