• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: T'u qëndrojmë besnikë vlerave të dy Ilindenëve, krenarë dhe të njohur ta jetojmë të ardhmen evropiane

Mariçiq: T'u qëndrojmë besnikë vlerave të dy Ilindenëve, krenarë dhe të njohur ta jetojmë të ardhmen evropiane

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeminsitri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq u dërgoi ruim me rastin e festës së madhe shtetërore Ilinden - Ditës së Republikës, të gjithë qytetarëve të vendit, me dëshirën për përparim të shtetit dhe prosperitet në të jgitha fushat dhe jetë më të mirë për qytetarët.

"Sot e festojmë një nga festat më të rëndësishme të popullit maqedonas, i kremtojmë identitetit maqedonas, shtetësinë maqedonase dhe bashkësinë multikulturore të atdheut tonë. 120 vite pas Ilindenit të krushevës dhe 79 vite pas Ilindenit të KAÇKM-së, jemi të gatshëm me dituri dhe maturi ta fusim shtetin tonë në Union, i cili i respekton karakteristikat identitare, dallimet dhe vlerat bashkëkohore të jetës moderne", theksoi Mariçiq.

Idealet e Ilindenit edhe sot, siç theksoi Mariçiq, bëjnë thirrje për shtetësi, vendosmëri dhe unitet para gjeneratave të reja.

Ai theksoi se sot jetojmë në kohë kur jemi të obliguar me vendimet tona dhe përkushtimin e bashkuar të popullit tonë të ndërtojmë shtet sipas standardit evropian.

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR