• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Trashëgimia jonë kulturore, identiteti dhe gjuha jonë gjithashtu janë pjesë e trashëgimisë evropiane

Mariçiq: Trashëgimia jonë kulturore, identiteti dhe gjuha jonë  gjithashtu janë pjesë e trashëgimisë evropiane

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, vizitoi manastirin “Shën Panteleimoni” në Vodno.

Për rinovimin e mureve të manastirit dhe ambientit rreth tij, siç theksoi ai, janë investuar fonde evropiane përmes programit ndërkufitar me Kosovën.

Në deklaratën e dhënë gjatë vizitës në manastir, Mariçiq theksoi se trashëgimia kulturore maqedonase, identiteti maqedonas, gjuha maqedonase janë pjesë e trashëgimisë evropiane dhe se BE-ja i njeh, verifikon dhe investon në mbrojtjen e tyre.

"Kjo na bën pjesë të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore evropiane, por tregon se Bashkimi Evropian kujdeset për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore jo vetëm të popujve të tij, por edhe të vendeve kandidate", tha zëvendëskryeministri. 

Ai i tha publikut që të krenohet me trashëgiminë tonë kulturore dhe shpirtërore, të punojë për ruajtjen e saj dhe të bëjë përpjekje për hyrjen sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, sepse siç tha ai, BE-ja është e gatshme të investojë edhe më shumë në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore maqedonase. sa/

Foto: Sekretariati për Çështje Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR