• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Tani gjithçka është në dorën tonë, nuk ka asgjë kontestuese në përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese

Mariçiq: Tani gjithçka është në dorën tonë, nuk ka asgjë kontestuese në përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese
Shkup, 31 korrik 2022 (MIA) - Tani gjithçka është në dorën tonë dhe kjo është mirë, nuk varemi nga asnjë shtet tjetër dhe mendoj se nëse me zgjuarsi dhe përgjegjësi pozicionohet çdo deputet dhe parti politike, procesi i ndryshimeve kushtetuese do të mund të bëhet deri në fund të skriningut, thekson zëvendëskryeministrit për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Duke folur mbi ndryshimet kushtetuese që janë vendimtare për vazhdimin e negociatave me Unionin, Mariçiqi sot në intervistën për TV Telma tha se kohëzgjatja e skriningut që sipas tij pritet të zgjasë 16 muaj i jep hapësirë ​​të mjaftueshme hapjes së dialogut me partitë politike dhe me deputetët për t’u parë se kur do të ishte më e logjikshme dhe më e përshtatshme të bëhet. “Mendoj se duhet të hapet një diskutim thelbësor që do të na çojë edhe në përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese që mendoj se nuk është kontestuese, sepse duhet të plotësohemi në Preambulë dhe në një amendament, disa bashkësi që nuk përmenden në Kushtetutë për mbështetjen e integrimeve tona evropiane”, theksoi Mariçiq. Sipas Mariçiqit, kemi një nivel pozitiv për të filluar dhe përfunduar me sukses skriningun, sepse jemi në të njëjtin nivel ose në disa pjesë më mirë se ato vende të cilët qe dhjetë vjet po negociojnë. “Sipas analizave tona shkalla e harmonizimit është diku rreth 45 për qind që nuk është pak dhe realisht është në një nivel të mirë. Ka fusha ku jemi në të njëjtin nivel, madje edhe më mirë se shtetet të cilët negociojnë, për shembull klasteri ‘Vlera thelbësore’, aty jemi të parët në rajon, më mirë edhe se shtetet të cilat negociojnë tash e dhjetë vite. Sigurisht që ka fusha, siç është tregu i brendshëm, ku kemi shumë punë dhe ku duhet ende të harmonizohemi”, tha Mariçiqi. Ai poashtu theksoi se në Sekretariatin për Çështje evropiane çdo vit bëhet një analizë detajore e çdo Raporti dhe se bëjnë edhe mbikëqyrje se cilat masa janë vlerësuar pozitivisht, te cilat duhet më shumë, që sipas Raportit të fundit thuhet se janë rreth 57 për qind të masave që janë vlerësuar pozitivisht, ose ka përputhje reale dhe 43 për qind tek të cilat duhet harmonizuar. Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të fokusohen, paralelisht përmes Programit kombëtar për përafrim të legjislacionit, në intensifikimin e implementimit të legjislacionit të BE-së dhe se është kjo një punë dinamike e cila varet nga kapaciteti i institucioneve, por edhe nga presioni politik dhe vullneti politik. “Sigurisht se kemi ende shumë punë edhe në pjesën e sundimit të së drejtës dhe standardeve të tjera, por ky është një proces që duhet të përfundojë në atë mënyrë që ne të funksionojmë plotësisht si shtet -anëtare e BE-së”, theksoi Mariçiqi, duke shtuar se për Qeverinë më me rëndësi është që në ato negociata vazhdimisht të ecim përpara, ato të jenë të pakthyeshme, pra të mos kthehemi prapa, të mos kemi ngecje për një numër të caktuar vitesh, sepse metodologjia e re në njëfarë mënyre e ndëshkon ngecjen dhe mund t'ju kthejë që nga fillimi.    

QËNDRONI TË LIDHUR