• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mariçiq: Të rinjtë kanë një vizion evropian dhe janë forca jonë lëvizëse drejt BE-së

Mariçiq: Të rinjtë kanë një vizion evropian dhe janë forca jonë lëvizëse drejt BE-së

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Negociatat me BE-në na obligojnë të përmbushim gjithçka që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes arsimit dhe ekonomisë që bazohet në dije, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në një debat me të rinjtë që u mbajt në Shtëpinë Evropiane në Manastir.

Sipas Mariçiqit, të rinjtë kanë një vizion evropian dhe janë forca jonë lëvizëse drejt BE-së.

"Burimet më të rëndësishme të shoqërisë sonë janë studentët, të cilët me njohuritë e tyre na bëjnë konkurrues në tregun evropian të punës. Qëllimi i Qeverisë është që të rinjtë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontribuojnë në përparimin e gjithanshëm të Maqedonisë së Veriut dhe të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre, shtoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Ai theksoi se institucionet e pavarura dhe profesionale, sundimi i ligjit dhe arsimi cilësor janë një themel i shëndoshë për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Në debat u vlerësua edhe rëndësia e pjesëmarrjes dhe aktivitetit të vendit tonë në përdorimin e programeve arsimore evropiane, veçanërisht Erasmus +, i cili, siç tha Mariçiq, hap shumë mundësi dhe hapësirë ​​për ndërveprim me njerëz të kulturave dhe kombësive të ndryshme, gjë që është një konfirmim për respektimit dhe unifikimit të diversitetit, si një vlerë e çmuar nga BE-ja.

Në debatin e sotëm me studentët e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir me temën “Marrë pjesë dhe kontribuoj; Për mundësi të reja evropiane!” mori pjesë edhe Prof. Dr. Gordana Ristevska Dimitrovska, Koordinatore Erasmus dhe Koordinatore e disa projekteve nga programet IPA për bashkëpunim ndërkufitar, Hristijan Georgievski, kryetar i Kuvendit Studentor të Shkollës së Lartë të Mjekësisë dhe Elena Grujoska, kryetare e Asamblesë së Studentëve të Fakultetit Juridik. ls/

Foto: Sekretariati për çështje evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR