• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq- Superti: Progresi evropian i shtetit është realitet

Mariçiq- Superti: Progresi evropian i shtetit është realitet

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot është takuar me drejtoreshën e sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Komisionit Evropian, Valentina Superti.

Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane në takim është biseduar për skrining procesin e përfunduar me sukses, për zbatimein e Planit për rritje, vendosmërinë e dy palëve për punë të mundimshme me qëllim aderimin e shtetit në BE, realizim i axhendës reformuese, si dhe mbështetjen të cilën Komisioni Evropian e jep për Maqedoninë e Veriut.

Në atë drejtim, zëvendëskryeministri Mariçiq ka shprehur pritje për mbështetje të mëtutjeshme nga institucionet evropiane për axhendën reformuese dhe procese, të cilët janë para nesh në rrugën drejt BE-së, duke thënë se kjo do të kontribuojë që ta mbajmë kursin evropian në vend dhe stabilitetit të të gjithë rajonit.

Drejtoresha Superti ka theksuar se përkushtimi dhe strategjia për inkuadrimin e Komisionit Evropian për zgjerim të unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me rëndësi që politika për rajonin dhe vazhdon me tempim maksimal.

“Plani i rritjes është një instrument për përshpejtimin e reformave kyçe, zhvillimin dhe mbështetjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me synim përparimin dhe realizimin e qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE”, theksoi ajo.

Në takim morën pjesë sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut. mb/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR