• e hënë, 30 dhjetor 2024

Mariçiq: Skrining procesi jep hapësirë të mjaftueshme për hapjen e dialogut me Kuvendin

Mariçiq: Skrining procesi jep hapësirë të mjaftueshme për hapjen e dialogut me Kuvendin
Shkup, 19 korrik 2022 (MIA) - Sot i fillojmë zyrtarisht negociatat dhe të gjitha gënjeshtrat e opozitës dhe të tjerëve bien në ujë, sepse edhe përkthimi është zhvilluar në gjuhën maqedonase. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, në një deklaratë për "Kanal 5" të dhënë menjëherë pas përfundimit të takimit për fillimin e procesit skrining në Bruksel. Në pyetjen nëse është i mundur ndryshim i Kushtetutës dhe sigurimi i shumicës prej dy të tretave në kushte kur opozita deklaron se nuk do të japë mbështetje, zëvendëskryeministri tha se periudha e skriningut nga 14 deri në 16 muaj jep hapësirë të mjaftueshme për hapjen e procesit të dialogut në Kuvend dhe definimin e rolit të Kuvendit në negociatat. "Mendoj se në procesin e skriningut do të mund të përfshihen të gjithë, të shohin si vijon. Do t'i nxjerrim ato dokumente kyçe, udhërrëfyes për qeverisjen e të drejtës, për reforma në administratën publike, për institucionet demokratike, planin e veprimit për pakicat që të sigurohet opinioni dhe deputetët se atje nuk ka asgjë kontestuese, as që do të ketë diçka të tmerrshme. Edhe në atë mënyrë në një dialog të vijmë deri në shumicë prej dy të tretave për ndryshimin e Kushtetutës", theksoi Mariçiqi. Sipas tij, qartë është se nëse nuk e bëjmë këtë nuk do të mund të shkojmë në fazën e ardhshme, sepse, siç tha, tani pas hapjes së negociatave tani më është çështja kush është për dhe kush është kundër BE-së, gjegjësisht kush është për vazhdim dhe kush është për ta ndaluar. fb/  

QËNDRONI TË LIDHUR