• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Shteti juridik fitoi, faljet nuk kanë bazë ligjore

Mariçiq: Shteti juridik fitoi, faljet nuk kanë bazë ligjore
Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe ish-ministër i Drejtësisë, Bijan Mariçiq, lidhur me vendimin e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg, e cila sot në mëngjes e hodhi poshtë si të palejueshme ankesën për abolimin e anuluar të ish-presidentit, Gjorge Ivanov të vitit 2016, vlerësoi se shteti juridik fitoi, ndërsa faljet nuk kanë bazë ligjore.
 
"E përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut i cili është në dobi të shtetit, sipas të cilit ankesat e aplikuesve në tërësi me faljet e përfolura janë të palejueshme. Me vendimin, Gjykata konsideron se ankesat janë të palejueshme në parim për shkak të mosshfrytëzimit të medikamenteve juridike vendore dhe se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut", kumtoi mariçiq në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.
 
Zëvendëskryeministri shton se procedurat vazhdojnë para gjykatave vendore, sepse është jolegjitime të kapërcehen gjykatat e vendit.
 
"Ndoshta Gjykata evropiane është shfrytëzuar në këtë rast si vegël për zvarritje të procedurave, por megjithatë sundimi i së drejtës është parim i pacenueshëm", konsideron Mariçiq.
 
Është jashtëzakonisht me rëndësi, nënvizon ai, të ketë drejtësi të zbatuar të cilën e presin qytetarët, ndërsa e cila do të notohet pozitivisht në raportet e KOmisionit evropian në pjesën e respektimit të sundimit të së drejtës në Maqedoni të Veriut.
 
Ai i shpreh falënderim profesionalitetit dhe përkushtimit të ekipit juridik për suksesin në përfaqësimin para Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut.
 
Gjykata evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të palejuar, ankesën për abolimin e anuluar të ish-presidentit Gjorge Ivanov të vitit 2016 me të cilin u falën 56 persona të dyshuar dhe të dënuar në disa lëndë që i zhvillonte Gjykata speciale publike, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë e tij, Mile Janakieski, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-funksionarë të tjerë shtetërorë.
 

GJEDNJ vendosi rreth ankesës së çarashtruar nga tetë qytetarë të Republikës së Maqeodnisë së Veriut në vitin 2020. Vendimi i Gjykatës është i kapshëm në linkun në vijim. Bëhet fjalë për abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov të prillit të vitit 2016. Në vitin 2016 Gjykata kushtetuese i hoqi ndryshimet ligjore të vitit 2009 në të cilat u fshi neni 11, që i dha mundësi presidentit të japë abolim edhe pa zbatimin e procedurës për falje. ab/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR