Mariçiq: Shfrytëzimi i IPA fondeve kyç për përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin rajonal
- Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në Profilin e tij në Fejsbuk publikoi se nga viti 2017 deri më tani në vendin tonë, janë investuar gjithsej 812.457.807,62 euro, përmes IPA fondeve në Bashkimin Evropian.
- Post By Melahat Baftija
- 13:48, 8 gusht, 2023
Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në Profilin e tij në Fejsbuk publikoi se nga viti 2017 deri më tani në vendin tonë, janë investuar gjithsej 812.457.807,62 euro, përmes IPA fondeve në Bashkimin Evropian.
Siç shkroi ai, sa i përket rajoneve, rajoni i Vardarit ka investuar më shumë fonde evropiane të investuara, në vlerë prej 122.851.824,22 euro. I dyti sipas shfrytëzimit të fondeve evropiane është Rajoni i Pellagonisë me gjithsej 79.163.058,15 euro. Pasojnë rajoni i Shkupit me 44.959.852,53 euro, rajoni i Juglindjes me gjithsej 79.163.058,15 euro, pastaj rajoni Lindor, i cili ka 37.079.873,71 euro, rajoni Verilindor 34.418.739,01 euro, rajoni Jugperëndimor 31.171.375,34 dhe 29.044.517,85 euro në rajonin e Pollogut.
"Qytetarët e vendeve-anëtare të BE-së me këtë tregojnë për shkallën e ndërgjegjës dhe dëshirës për kontribut ndaj vendeve-kandidate për hyrje në Bashkimin Evropian. Përgjegjësinë dhe determinimin, të cilën e tregojnë partnerët tanë strategjik evropian duhet të kuptohen seriozisht. Ndërmarrja e përgjegjësisë nga ana jonë është edhe një nga hapat zjarrfikës për realizim të suksesshëm të procesit eurointegrues, ndërsa ai realizohet për mes ndërmarrjes së përgjegjësive dhe punës së fokusuar nga ana jonë", qëndron në publikimin e zëvendëskryeministrit.
Sipas Mariçiqit, gjithçka varet nga ne, nga kapacitetet tona. Ai është i bindur se “së bashku, ne kemi fuqinë për ta shndërruar këtë vend në një vend edhe më të mirë për të jetuar me ndihmën dhe bashkëpunimin e të gjitha shteteve anëtare të Unionit”.
"Qëllimi ynë është integrimi i plotë evropian, infuzioni i fondeve edhe më të mëdha për përmirësimin e jetës në vendin tonë në të gjithë sektorët, ekonominë, energjetikën, mjedisin, arsimin, punën dhe politikën sociale, kulturën, digjitalizimin e shoqërisë dhe të gjitha këto në një mjedis të sigurt, të rregulluar dhe të sistemuar ligjërisht", shkroi ai.
Zëvendëskryeministri dhe IPA koordinatori nacional, Mariçiq, në njoftim thekson se fondet dhe mjetet e investuara në Maqedoninë e Veriut vijnë nga të gjitha shtetet-anëtare të BE-së, para që derdhen në fonde direkt nga pagesa e taksave në Union. mb/
Foto: Profili i Fejsbukut të Mariçiqit