• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Sa më shpejtë t'i mbarojmë detyrimet tona që të kapim trenin e shpejtë për anëtarësim në BE

Mariçiq: Sa më shpejtë t'i mbarojmë detyrimet tona që të kapim trenin e shpejtë për anëtarësim në BE

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë i obliguar për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për platformën #Depolarizirajse, tha se vazhdimi i rrugës drejt BE-së nuk varet nga Sofja, Athina, Parisi, Berlini apo kushdo, por nga Vendimi nëse duam të vazhdojmë me reformat dhe negociatat për anëtarësim.

"Unë besoj se pyetja e vërtetë është nëse duam të kapim trenin më të shpejtë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe jo nëse mund të mbledhim forcën për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat janë në kuadrin tonë të negociatave", beson Mariçiq.

Ai theksoi se kemi kohë deri në nëntor, deri në fund të skriningut, për të përfunduar detyrimet tona dhe nëse e bëjmë këtë, me përgjegjësi, pjekuri dhe ndërgjegjësim të të gjithë aktorëve politikë, mund të presim në dhjetor të këtij viti, ose në janar të vitit të ardhshëm, për të nisur negociatat për Klasterin 1 dhe kapitujt në të.

"Avantazhi i metodologjisë së re është se në momentin kur hapet klasteri hapen të gjithë kapitujt e atij klasteri dhe kjo na jep mundësinë të konkurrojmë në të gjithë kapitujt, të tregojmë rezultate më të mira, madje të arrijmë vendet që tashmë janë dhjetë vite që kanë negociuar për anëtarësim si Serbia dhe Mali i Zi", shpjegoi zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të mundshme dhe të arritshme, pyetja e vetme është se a do të kenë sukses këtë vit. Ndonëse, siç tha ai, koha ka treguar se sa më shumë i shtyjmë detyrimet, ato bëhen më të vështira dhe problemet bëhen më të mëdha.

"Mendoj se na përshtatet ta përfundojmë këtë sa më shpejt, sepse do të na hapë derën, edhe pa e pyetur Bullgarinë. Kështu thuhet në konkluzione. Konferenca e dytë ndërqeveritare thirret automatikisht dhe ne tashmë po hyjmë në një nivel krejtësisht tjetër të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian", thotë Mariçiq.

Në intervistën e realizuar nga Instituti për Media dhe Analitikë, IMA Shkup, për qëllimet e projektit “Përmes depolarizimit në institucionet demokratike, stabile, gjithëpërfshirëse: Kontributi i shoqërisë civile”, ka folur zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Mariçiq, i cili gjithashtu ka folur edhe për  Udhërrëfyesin dhe reformën në administratën publike, të cilat për herë të parë janë pjesë e shqyrtimit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai bëri të ditur se pak ditë më parë ka marrë tabelën, gjegjësisht mostrën se si duhet të duket Udhërrëfyesi për sundimin e ligjit dhe se në periudhën në vijim, fillimisht përmes përfaqësuesve të institucioneve, por edhe ekspertëve, do të bëhet lista e detyrave, të cilat duhet të zbatohen deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Pasi të krijojmë një version të caktuar, le të themi, të Udhërrëfyesit, do të presim raportin e Komisionit Evropian, raportin e skriningut për klasterin e parë. Ai raport i skriningut për grupin e parë do të përmbajë gjithashtu shënimet ose detyrat për këtë udhërrëfyes. Do të duhet të shohim nëse e kemi bërë punën dhe të krahasojmë. Nëse diçka duhet të shtohet ose hiqet, dhe kur të përfundojmë atë proces, ato dokumente do të jenë gati për miratim zyrtar nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Kur të miratohen, si në këtë, ashtu edhe në dy udhërrëfyesit e tjerë, ne praktikisht do t'i plotësojmë kushtet për hapjen e klasterit të parë", shpjegoi zëvendëskryeministrja Mariçiq.

Ai për Reformën në Administratën Publike tha se do të jetë një nga temat më rraskapitëse për sistemin tonë, në përgjithësi, për shoqërinë civile, për politikanët dhe për institucionet.

Ai theksoi se po kërkojnë një mënyrë për të mbajtur personel cilësor, për të motivuar njerëzit që punojnë në negociata me BE-në për të qëndruar dhe për të tërhequr dhe trajnuar të tjerët.

Mariçiq tha gjithashtu se Udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike do të jetë gjithashtu sfidë, veçanërisht në funksionimin e Kuvendit.

Ai shtoi se çështja e zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, janë gjithashtu pjesë e funksionimit të institucioneve demokratike dhe çështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhje të lira, por edhe një model zgjedhor nëse vlerësohet se ajo temë duhet të të hapet. Pastaj, Avokati i Popullit, dhe të gjitha ato institucione që mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe ndihmojnë në funksionalitetin, antidiskriminimin dhe funksionalizimin e demokracisë. sa/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR