• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Së bashku me mediat, ne afrojmë procesin e negociatave me BE-në te qytetarët

Mariçiq: Së bashku me mediat, ne afrojmë  procesin e negociatave me BE-në te qytetarët

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot hapi trajnimin për gazetarë, në kuadër të projektit për përgatitjen për pasqyrim gjithëpërfshirës dhe të informuar të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në të cilin theksoi se mediat kanë fuqi dhe potencial për t'i përgatitur mirë qytetarët për ndryshimet që vijnë gjatë negociatave, por edhe me vetë anëtarësimin në Union.

Integrimi evropian është aktualisht projekti më i madh i Maqedonisë, i cili duhet të jetë një histori suksesi. Prandaj është e nevojshme të pajisim shoqërinë rreth kësaj detyre shtetërore, duke njohur rëndësinë dhe vështirësinë e fazës në të cilën po hyjmë nga integrimi evropian dhe gjëja më e rëndësishme, duke e afruar procesin e negociatave me opinionin, u tha Mariçiq gazetarëve.

Kryenegociatori me BE-në theksoi se procesi do të jetë më i lehtë nëse bashkërisht luftojmë lajmet e rreme që lidhen me negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Në kohën e dezinformatave dhe propagandës së fortë kundër BE-së, sfida e vërtetë është t'u ofrohet qytetarëve informacione të sakta dhe cilësore, që ata të marrin vendime bazuar në informacione të sakta, u tha Mariçiq gazetarëve, duke theksuar se Qeveria i konsideron mediat partnere në procesin e negociatave dhe se duke pasur parasysh rëndësinë e perspektivës evropiane të vendit, për të gjithë shoqërinë e Maqedonisë, bashkëpunimi i tyre do të bëhet edhe më i ngushtë.

Në trajnim, fjalim të saj hyrës mbajti edhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu-Halili, e cila tha se rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE është mjaft komplekse dhe si e tillë kërkon një shumë përpjekje, përkushtim, burime, por edhe kohezion më i gjerë mes të gjithë aktorëve socialë, si media, sektori civil, komuniteti akademik, komuniteti i biznesit etj.

Siç thuhet në kumtesën e SÇE-së, zëvendëskryeministri Mariçiq ka shprehur mirënjohjen për donatorët për mbështetjen e Ambasadës së Suedisë, e cila përmes projektit “Mbështetje nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut" në vazhdimësi i ofron Sekretariatit për Çështje Evropiane në përcaktimin e asistencës teknike të nevojshme për negociatat për anëtarësimin në BE.

Fjalime të tyre mbajtën edhe Mikael Aterhog - udhëheqës për bashkëpunim zhvillimor në Ambasadën e Suedisë në Shkup, ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga UNOPS për të mbështetur procesin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, Vladimir Drobnjak dhe Vladimir Ateljeviç, si dhe këshilltari shtetëror  Dragan Tilev dhe Hristina Koneska-Beroska.

Trajnimi, i organizuar nga UNOPS dhe i mbështetur nga projekti "Mbështetje nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut", ka për qëllim të mbështesë dhe të iniciojë një bashkëpunim më të madh ndërmjet qeverisë dhe mediave për rëndësinë e integrimit në BE si qëllim strategjik i vendit tonë që nga pavarësia. 

Përveç trajnimit të sotëm, projekti parashikon një vizitë treditore të gazetarëve në Bruksel, për të njohur nga afër të gjithë procesin dhe për të ndjekur takimin e skriningut të shqyrtimit me Komisionin Evropian nga data 15 deri më 17 mars, për kapitujt e Klasterit 4, "Epoka e Gjelbër dhe Lidhja e Qëndrueshme". sa/

Foto: SÇE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR