• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Rrjedha me ministrat e ASH-së, varet nga vlerësimi i Xhaferit

Mariçiq:  Rrjedha me ministrat e ASH-së, varet nga vlerësimi i Xhaferit

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - E vlerësojmë secilin dhe si subjekt politik e kam fjalën për LSDM-në dhe unë personalisht, i vlerësoj të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe mendoj se varësisht se çfarë do të vlerësojë kryeministri, cilat janë sinjalet nga Aleanca për Shqiptarët dhe cilat janë qëndrimet, në këtë drejtim dhe normalisht, cilat janë shifrat në Kuvend, do të varet rezultati. Kështu i është përgjigjur sonte zëvendëskryeministri i parë i obliguar për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, pyetjes së një gazetari për zhvillimet në ASh, propozimet për ministra të rinj dhe zhvillimet në qeverinë teknike.

"Çështja e propozimit për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë është në kompetencë të kryeministrit, pra mandatarit. Mandatari Xhaferi e propozoi përbërjen e Qeverisë, Kuvendi e mbështeti dhe prej atëherë jemi anëtarë të Qeverisë, të udhëhequr nga kryeministri Xhaferi. Do të shohim në lidhje me atë që ka ardhur nga Aleanca, supozoj se kryeministri i Qeverisë teknike, Xhaferi do të veprojë sipas asaj që është indikacion politik", nënvizoi Mariçiq në një deklaratë për gazetarët.

Megjithatë, siç shtoi, Aleanca është "një partner i rëndësishëm në Qeveri dhe duhet të dëgjohen mendimet dhe propozimet e tyre".

"Dje kemi pasur një seancë, një seancë të gjatë të Qeverisë dhe janë marrë shumë vendime. Në disa vendime morën pjesë ministrat aktualë dhe zëvendësministrat aktualë nga Aleanca. Ka pasur disa mendime të ndryshme, por kjo është një Qeveri që bashkon disa parti. Nëse kryeministri bën një vlerësim, atëherë duhet ta pyesni, ai do të kërkojë shkarkimin e tyre. Është e rëndësishme, natyrisht, se kë dhe si mbështesin partitë, sepse Qeveria formohet në bazë të vullnetit të partive. Por nëse Aleanca hyri në Qeverinë teknike sepse ishte pjesë e shumicës dhe mbajti të njëjtat mandate që ishte pjesë e shumicës, atëherë duhet dhe presim që të bëhet kështu. Nëse Aleanca, apo një pjesë e Aleancës ndryshon mendimin e tyre, kjo varet nga vendimet e brendshme partiake, do të duhet të deklarohen edhe ata, është shumë e vështirë të ketë një qëndrim të dyfishtë në të njëjtën kohë", shpjegoi Mariçiq.

Ai sonte realizoi takim me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman, pas së cilës vijuan deklarata për mediat. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR