• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mariçiq - Rosvall: Për Maqedoninë e Veriut dera e BE-së është e hapur, mbështetja nga Suedia vazhdon

Mariçiq - Rosvall: Për Maqedoninë e Veriut dera e BE-së është e hapur, mbështetja nga Suedia vazhdon

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Mbështetja e vazhdueshme që Mbretëria e Suedisë i jep rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi që ka gjatë kryesimit të BE-së për mbarë rajonin, u konfirmuan në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq me homologen e tij suedeze, ministren për Çështje Evropiane, Jesika Rosvall.

Në takim, siç kumtoi SÇE, është diskutuar për aktivitetet në kuadër të prioriteteve të presidencës së BE-së, ndryshimet kushtetuese, reformat dhe rrjedhën e procesit të skriningut.

 

Është e rëndësishme që ne të kemi mbështetje politike dhe një derë të hapur për BE-në. Tani në duart tona është dinamika dhe vazhdimësia e procesit të negociatave me BE-në. Qeveria ka vullnet politik dhe është e gatshme të përshpejtojë zbatimin e reformave, por duhet edhe një plan dhe kornizë e qartë nga BE-ja për zgjerimin", theksoi Mariçiq në takimin.

Zëvendëskryeministri Mariçiq u falënderua për mbështetjen politike dhe financiare që Suedia i jep Maqedonisë së Veriut për tre dekada për përparimin dhe përmbushjen e qëllimit strategjik, anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Çështjeve Evropiane Rosvalë, e përshëndeti përputhshmërinë e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme të BE-së dhe bashkimin me sanksionet kundër Rusisë. Në këtë kontekst, ministri falënderoi Suedinë për mbështetjen e sinqertë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e cila do të kontribuojë në forcimin e sigurisë së zonës euroatlantike.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, zëvendëskryeministri Mariçiq u takua edhe me Sekretarin shtetëror të Ministrin për Çështje Evropiane, Kristian Danielson, me të cilin shkëmbyen pikëpamjet e tyre për zhvillimet aktuale politike në rajon dhe rëndësinë e një perspektivë e qartë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Gjatë vizitës së tij në Stokholm, Mariçiq realizoi takim me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorin e Departamentit për Amerikën e Jugut dhe Evropë të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), Lisa Fredrikson, për të cilën diskutoi për bashkëpunimin dypalësh dhe zbatimin e Strategjisë së Bashkëpunimit për vitin 2021 -2027.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, me ftesë të ministres suedeze të Çështjeve Evropiane, Jesika Rosvall, gjatë presidencës suedeze të BE-së, ishte në një vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Suedisë. ls/

Foto: SÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR