Mariçiq - Radman: Vetëm me dialog dhe konsensus për të ardhme evropiane drejt anëtarësimit të shpejtë në BE
- Ngjarjet aktuale politike dhe procesi i reformave në vend, si dhe integrimi i shteteve nga rajoni në BE ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropianje, Bojan Mariçiq me ministrin kroat për punë evropiane dhe të jashtme, Gordan Gërliq Radman, mbajtur në margjina të "Forumit të Prespës për dialog" në Strugë.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:06, 16 qershor, 2023
Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Ngjarjet aktuale politike dhe procesi i reformave në vend, si dhe integrimi i shteteve nga rajoni në BE ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropianje, Bojan Mariçiq me ministrin kroat për punë evropiane dhe të jashtme, Gordan Gërliq Radman, mbajtur në margjina të "Forumit të Prespës për dialog" në Strugë.
"Shembulli i Kroacisë për anëtarësim në BE thotë se shpejtë mund të bëhen reformat dhe të përparohet, dhe kjo është nxitja jonë në tejkalimin e sfidave dhe sigurimin e anëtarësimit në BE", porositi Mariçiq në takim.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, Mariçiq e falënderoi ministrin Gërliq Radman për mbështetjen dhe angazhimin e Zagrebit për përparimin tonë në rrugën evropiane, duke thënë se Kroacia është mike e madhe dhe e sinqertë e vendit në procesin e inkuadrimit në BE, mjaft pozitivisht mund të kontribuojë në përpjekjet tona në rrugën e integrimit evropian.
Radman, nga ana e tij, porositi se Kroacia edhe më tej, pa kushte do ta mbështesë vendin në realizimin e qëllimit të tij strategjik, duke cekur se politika të cilën e zbaton Qeveria është e matur dhe e udhëhequr nga vullneti konstruktiv për bashkëpunim dhe dialog.

Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e ruajtes së afatit për ndryshimet kushtetuse dhe se viti 2023 është kyç për Maqedoninë e Veriut dhe krijimin e kufijve të ardhshëm të BE-së. ab/