• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Qeveria nuk ka ndërmend të rregullojë se kush është gazetar, e kush jo, liria e mediave është absolute dhe nuk guxon të rrezikohet

Mariçiq: Qeveria  nuk ka ndërmend të rregullojë se kush është gazetar, e kush jo, liria e mediave është absolute  dhe nuk guxon të rrezikohet

Shkup, 17 mëmtor 2023 (MIA) - Liria e mediave është absolute dhe nuk guxon të rrezikohet. Qeveria nuk ka ndërmend të rregullojë se kush është gazetar, e kush jo. Kjo tërësisht i është lënë profesionit të gazetarit, ndërsa e drejta e protestës është tërësisht legjitime, veçanërisht kur gazetarët ndjehen të rrezikuar, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Mariçiq është i vendosur se liria dhe demokracia për këtë Qeveri janë absolutisht të vlefshme dhe këtu nuk mund të bëhen kurrfarë kompromise.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me gjykimin gjyqësor për Laboratorinë e Gazetarëve Hulumtues (LGH)dhe protestat e sotme të gazetarëve për këtë rast, Mariçiq përmendi se Qeveria tërësisht qëndron pas mbrojtjes së lirive mediatike dhe rreth saj, siç thekson, askush nuk duhet të ketë dilema. Ai theksoi, gjyqtarët të cilët dënojnë rastet e tilla, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të konsultohen me standardet evropiane të përcaktuara me rastet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, por edhe me standarde tjera në Kapitullin 23 për liritë mediatike.

Sipas zëvendëskryeministrit, nëse gazetarët vlerësojnë se duhet, Qeveria është e gatshme të bisedojë edhe të sjellë ndryshime ligjore adekuate që ata të ndjehen më të sigurt dhe ende më shumë të përforcohen liritë mediatike.

"Të mos keni dilema se Qeveria qëndron plotësisht pas mbrojtjes së lirive të medias. Liria e medias është absolute dhe nuk duhet të rrezikohet. Ajo mund të kufizohet vetëm në kushte ligjore, sipas standardeve ndërkombëtare nga konventat ndërkombëtare kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes apo të ngjashme. Ju e konsideroni aktgjykimin konkret skandaloz, por një vendim ndërpritet vetëm me një vendim tjetër të një gjykate më të lartë dhe mund të ndryshohet. Apeli im mund të jetë vetëm për gjyqtarët që gjykojnë raste të tilla, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të konsultohen me standardet evropiane të përcaktuara nga rastet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por edhe me standardet e tjera në Kapitullin 23 për liritë e medias. Qeveria nuk ka ndërmend të rregullojë kush është gazetar e kush jo. I është lënë tërësisht profesionit të gazetarit dhe mendoj se profesioni i gazetarit duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të forcuar vetërregullimin për shkak të mbrojtjes së profesionit të vet. Kjo do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë, dhe Qeveria është plotësisht e përgatitur nëse gazetarët, shoqatat e tyre ose komuniteti mediatik në përgjithësi besojnë se nevojitet një ndryshim ligjor shtesë për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve dhe liritë e medias dhe që gazetarët të ndihen më të mbrojtur, atë ta dëgjojë, të diskutojë dhe të propozojë ndryshime të tilla të përshtatshme ligjore", theksoi Mariçiq.

Ai përkujtoi se në të gjitha raportet e Komisionit Evropian janë regjistruar përpjekje aktive në këtë Qeveri për përmirësimin e pozitës së gazetarëve, vlerën dhe përparimin e lirive mediatike, si dhe përforcimin e profesionit të gazetarit.

Sipas zëvendëskryeministrit, Qeveria ende nuk ka mbajtur mbledhje, por ka ndërmarrë qëndrim për rastin e IRL-së. Megjithatë, ai është i bindur se edhe ky qëndrim i tij personal del, siç tha, nga ajo që tashmë shumë vite kjo Qeveri e praktikon dhe e mendon.

Gazetarët sot para Gjykatës Civile në Shkup mbajtën protestë për shkak të gjykimit për IRL-në. Protestën e organizuan Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM). sa/

foto: print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR