• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Qëndrimi i Maqedonisë për Srebrenicën është konstatuar qartë me Deklaratën në Kuvend në vitin 2010

Mariçiq: Qëndrimi i Maqedonisë për Srebrenicën është konstatuar qartë me Deklaratën në Kuvend në vitin 2010

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, pas kumtimit të shefit të diplomacisë, Bujar osmani për bashkësponzorizim të Maqedonisë së Veriut të rezolutës së KB-së për gjenocid në Srebrenicë thotë se qëndrimi i shtetit për Srebrenicën është konstatuar qartë me Deklaratën në Kuvend në vitin 2010.

Sipas Mariçiqit, përgjegjësia duhet të jetë individuale, dhe jo kolektive.

"Qëndrim i Maqedonisë është shumë i qartë dhe është konstatuar me Deklaratën në Kuvend që në fillim të vitit 2010, atëherë unanimisht Kuvendi ynë e mbështeti rezolutën e PE-së për Srebrenicën, ku vlerësohet so gjenocid. Megjithatë duhet të diferencojmë dy gjëra, njëra është ajo në Srebrenicë, por ajo njollë nuk mund të hidhet ndaj tërë popullit serb apo Serbisë. Përgjegjësia ndaj Srebrenicës duhet të individualizohet dhe prandaj ekzistojnë gjykata dhe tribunale ndërkombëtare, ajo duhet të jetë me emër dhe mbiemër në mënyrë që në asnjë rast të mos sillet tërë shtetin apo tërë popullin", deklaroi Mariçiq për TV Kanal 5.

Lidhur me deklaratën e Osmanit se në mbledhje të Qeverisë do të propozojë dalje të shtetit nga nsma Ballkani i Hapur, Mariçiq porositë se të gjitha nismat prej të cilave kanë prëfitim qytetarët e Maqedonisë, duhet të vazhdojnë. Anëtarësimi në Ballkan të Hapur, konsideron se nuk duhet të politizohet.

"Ne insistuam që ajo nismë të mbetet e hapur dhe ajo mbeti e hapur. Dhe gjithnjë serisa kishte dhe ka mbështetje nga partnerët tanë strategjik, duhet të marrim pjesë në të dhe të fokusohemi në përfitimet konkrete pa tema të mëdha politike. Sepse ato tema të mëdha politike bllokuan procese të tjera rajonale dhe nuk sollën asgjë të mirë. Procesi i Berlinit, Ballkani i Hapur dhe të gjitha ato nisma i shohim si pozitive dhe duhet të nxjerrim maksimumin prej tyre, në vend se t'i kahëzojmë në kontekst politik", tha Mariçiq.

Ministri Osmani, i cili është edhe kandidat presidencial i BDI-së, paraprakisht sot deklaroi se është i befasuar nga reagimet pas kumtimit se jemi mes 17 shteteve të cilat e bashkësponzorizojnë rezolutën.

"Nuk guxojmë të reagojmë në këtë temë sepse kjo çështje hyn në pjesën e mohimit të gjenocidit dhe kjo është rreptësisht e ndaluar... Tashmë ka vendim të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë që krimet në Srebre4nicë i kanë shpallur gjenocid dhe ato vendime gjyqësore tashmë as nuk mund të komentohen, as të interpretohen. Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2010 në Parlament ka sjellë dekalratë me të cilën mbështetet Rezoluta evropiane për shpallje të gjenocidit  në Srebrenicë", deklaroi osmani në sleinë e Lidhjes demokratike boshnjake pas pjesëmarrjes në panel-diskutim.

Ai më parë i karakterizoi akuzat e opozitës shqoptare lidhur me nismën Ballkani i Hapur si tentim për përfitim të pikëve politike dhe paralajmëroi se në mbledhjen e parë të ardhshme të Qeverisë në të cilën temë do të jetë nisma, do të propozojë dalje nga Ballkani i Hapur.

Lidhur me Ballkanin e Hapur, ai sqaroi se ajo më shumë ishte ide e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si tentim për pajtim, përkatësisht, siç tha, "një ekzit strategji në mënyrë që Serbia të mund të vendosë raporte me Kospvën, e madje edhe njohje të ndërsjelltë". Sipas tij, pas ngjarjeve në Banjskë, në pjesën veriore të Kosovës, në shtatir të vitit të kaluar, nuk ka pasur takim apo prani e jonë në Ballkanin e Hapur.

Konsultimet për draft - rezolutën për Srebrenicën fillojnë sonte sipas kohës lokale në takim të mbyllur në sleinë e Organizatës botërore, ndërsa do të votohet në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, më 2 maj. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR