• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Propozim-ligji për amnisti duhet të shqyrtohet seriozisht

Mariçiq: Propozim-ligji për amnisti duhet të shqyrtohet seriozisht

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Një ligj të tillë e kemi pasur edhe në vitin 2018 dhe përderisa qëllimi i këtij ligji është që të lirohen ata që janë dënuar me dënime më të lehta ose ata që kanë vuajtur një pjesë të madhe të dënimit, mendoj se duhet menduar seriozisht, sepse e dimë që është një nga mënyrat e zbrazjes së burgjeve. Por jo vetëm kaq, si ta bëjmë politikën penale më dinamike dhe më të përshtatshme, sepse realisht tani siç është, mund të jetë shumë strikte në disa pjesë, është përgjigjur sot zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane dhe Kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq, në pyetjen e një gazetari në lidhje me Ligjin për Amnistinë.

Ai theksoi se është njoftuar edhe hapja e sërishme, gjegjësisht parashtrimi i një Kodi të ri Penal dhe shtoi se duhet më objektivisht t'i shikojmë këto gjëra.

"Meqë dikur kemi pasur një ligj të tillë, qëllimi është përmbushur, ndërsa ai është që ata me dënim të vogël deri në gjashtë muaj ose ata që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit të kenë mundësi të dalin më herët", theksoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri në pyetjen pse ai nuk është pjesë e ekipit strategjik për eurointegrime i LSDM-së, u përgjigj se ai është një ekip strategjik për ndërtimin e strategjisë së partisë, nuk është specifik për integrimin evropian.

"Po, unë marr pjesë në organet e tjera të partisë, ashtu është dakorduar, jam pajtuar dhe secili në parti ka detyrat e veta, prandaj i jap mbështetje të plotë punës së atij organi strategjik", tha Mariçiq.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ekzistojnë njohuri se cili është reagimi bullgar në kërkesën e propozimit francez për heqjen e vetos në procesin e eurointegrimit, Mariçiq theksoi se nuk ka reagim zyrtar, por, siç thotë, është i sigurt se kur të diskutohen ato tema do të ketë shtete, jo vetëm Bullgaria dhe të tjera, që do të kundërshtojnë atë mënyrë të ndryshimit të parimit të unanimitetit në pjesën e zgjerimit.

"Por, është një luftë që nuk duhet ta bëjmë, është një betejë brenda në BE. Ne duhet të kujdesemi në momentin kur të vjen koha për të sjellë vendime për anëtarësimin tonë në BE askush të mos jetë kundër. Kjo për ne është shumë e rëndësishme", theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR