• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Projekti SUPRAE është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zbatimin e reformave për perspektivën tonë evropiane

Mariçiq: Projekti SUPRAE është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zbatimin e reformave për perspektivën tonë evropiane

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të projektit "Mbështetje për reforma të politikave, inkuadrimit dhe efektivitetit (SUPRAE), të financuar nga Bashkimi Evropian në të cilin morën  pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane dhe negociues kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq dhe shefi i sektorit për bashkëpunim të Delegacionit të BE-së, Shtefan Hudolin.

Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalimin e tij e ka theksuar vlerën e projekteve të BE-së në zbatimin e reformave dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen nga ana e BE-së në procesin e negociatave.

"Ky proces është në një fazë shumë të rëndësishme, prandaj kërkon ngritjen e kapaciteteve tona institucionale dhe administrative, si dhe zbatimin e planit të reformës. Zbatimi i këtij projekti është domethënës për procesin e anëtarësimit dhe rezultatet ofrojnë një kuadër të qartë strategjik me synime dhe objektiva të mirëpërcaktuara, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë sektorial", thuhet në kumtesë.

Sipas Mariçiqit, projekti SUPRAE është një nga projektet më të rëndësishme aktive në Sekretariatin për Çështje Evropiane, i cili, duke filluar nga viti i kaluar, ofron mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendit, jo vetëm për Sekretariatin për Çështje Evropiane, por edhe për të gjitha institucionet relevante në këtë proces.

Projekti, siç thuhet në kumtesë, fokusohet në përfitimet e shumta nga zbatimi i katër komponentëve: Forcimi i planifikimit strategjik, raportimi dhe komunikimi, krijimi i një kuadri strategjik, metodologjik dhe operacional për procesin e anëtarësimit dhe avancimi i programimit, përdorimit dhe vlerësimit të fondeve të BE-së nga institucionet kompetente dhe komunikimi me publikun.

Nga SÇE thonë se takimi i dytë i Komitetit Drejtues të projektit SUPRAE fokusohej në avancimin, sfidat dhe planet e ardhshme. Theks ishte vënë në takimet e grupeve sektoriale të punës për dialog të rregullt politik dhe transparencë. sa/

Foto: SÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR