• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Programi IPA është mbështetje konkrete për vazhdimin e aktiviteteve kryesore të reformave

Mariçiq: Programi IPA  është mbështetje konkrete për vazhdimin e aktiviteteve kryesore të reformave

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Eropiane të Fqinjësisë   dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Mihaela Matuela sot në Shkup e mbajti Komitetin e parë për ndjekjen e IPA, nga fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.  

 

Siç publikoi Mariçiqi në Fejsbuk, programimi efikas i projekteve në këtë fazë të negociatave do të jetë kryesore për përparimin  në reforma, por edhe me rëndësi për fushat e transportit dhe energjetikës. 

 

Programi IPA është një mbështetje konkrete për vazhdimin e aktiviteteve kryesore të reformave. Nga kjo do të varet dinamika e procesit të negociatave, por edhe me rëndësi të madhe për qytetarët tanë, për rajonin, si dhe për vetë BE-ë, sepse në këtë mënyrë kontribuojmë  për lidhje tonë më të fortë, integrim dhe përparim më të shpejtë, theksoi Mariçiqi në publikim.

 

Duke potencuar se BE-ja është donatori dhe investitori më i madh në vend, zëvendëskryeministri Mariçiqi thekson se planifikimi i ndihmës parainkuadruese në nivel kombëtar duhet në mënyrë shtesë ta përforcojë reformën e adminsitratës publike, zgjidhjen e çështjeve lidhur me mbrojtjen e mjedisit të jetesës, t'i përmirësojë kushtet për sundimin e së drejtës, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen sociale. 

 

Foto: Fesjbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR