• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Pres nga fundi i prillit ose fillimi i majit pagesë të fondeve nga Plani për rritje të BE-së

Mariçiq: Pres nga fundi i prillit ose fillimi i majit pagesë të fondeve nga Plani për rritje të BE-së

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri pës Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pret nga fundi i prillit ose fillimi i majit të ketë pagesë të mjeteve nga Plani për rritje të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deri atëherë, siç thotë ai, pret të përfundojë - të harmonizohet plani ynë trevjeçar reformues që duhet ta plotësojmë, si dhe harmonizimi i Planit për rritje në Këshillin Evropian.

I pyetur deri ku jemi ne me Planin trevjeçar për Planin për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe ku do të vihet fokusi, sidmos në pjesën e reformave dhe projekteve, Mariçiq tha se versioni i parë është miratuar në seancën e Qeverisë më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pas së cilës edhe menjëherë e kanë dorëzuar si version të parë.

"Kuptohet shqyrtohet në Bruksel, ka disa pretendime, vërejzje, megjithatë në përgjithësi bëhet fjalë për një sërë masash të ndërlidhura me reforma në administratën publike, reforma në jurisprudencë para se gjithash rreth përforcimit të rolit të Këshillit gjyqësor dhe përforcimin e atij procesi të zgjedhjeve dhe shkarkim të gjykatësve dhe ka një seri masah të ndërlidhura me stabilitetin fiskal, transparencën financiare, ndërsa me qëllim përfundimtar që deri në vitin 2027 të përfundohen të gjitha këto çështje", deklaroi Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas hapjes së konferencës "Viti i mundësive evropiane".

Masat, theksoi ai, janë nxjerrë nga Raporti për progrsin  vitin e kaluar, si dhe nga skrining raportet, të cilët janë deri më tani të gatshëm për klasterin e parë

"Nuk ka surpriza në këtë drejtim. Ne kemi bërë përzgjedhje në bisedimet me KE-në dhe pamë që ishte në të njëjtën kohë realiste, realisht e arritshme, por edhe mjaft ambicioze, jo për të qenë ambicioze dhe lehtësisht e arritshme, por për të qenë mjaft ambicioze, por edhe e arritshme. Sapo të marrim dritën e gjelbër se është miratuar si e tillë nga vendet-anëtare dhe se paketa është miratuar plotësisht në Planin e rritjes nga vendet-anëtare të BE-së, ne do të fillojmë zbatimin e saj dhe jemi dakord për të gjitha afatet së bashku me drejtorin Kopman", tha Mariçiq.

Sipas Mariçiqit, nuk ka ndonjë vërejtje thelbësore, sepse i njejti është bërë me Komisionin Evropian.

"Vërejtjet janë më shumë teknike rreth prioriteteve dhe rreth të them harkut kohor, në të cilën duhet të plotësohen. Detyrat - nuk kanë ndonjë vërejtje thelbësore sepse edhe plani është bërë së bashku me kolegët e KE-së në bazë të raporteve të tyre", theksoi Mariçiq.

Lidhur me miratimin në Këshillin Evropian, Mariçiq, theksoi se ky proces i miratimit është kompleks.

"Domethënë, nuk është vetëm vendim i Këshillit Evropian. Kjo nënkupton edhe vendim të Parlamentit Evropian, për të cilin po punojmë gjithashtu së bashku me shtetet e tjera anëtare - dy eurodeputetë kroatë janë raportues për planin e rritjes, z. Picula dhe një tjetër nga HDZ dhe shpresoj se së shpejti do të dorëzojnë rezolutën e tyre në mbështetje të planit zhvillimor në Parlamentin Evropian. Pra, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian, të bëhet një marrëveshje financiare e cila do të nënshkruhet dhe ratifikohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe pastaj të mendojmë se mund të fillojë të zbatohet", shpjegoi Mariçiq.

Pres, theksoi Mariçiq, që gjithçka të përfundojë më së voni deri në mars. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR