• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq për non-pejperin: Secili dokument që i jep mbështetje të hapur anëtarësimit në BE është i mirëseardhur

Mariçiq për non-pejperin: Secili dokument që i jep mbështetje të hapur anëtarësimit në BE është i mirëseardhur

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Secili dokument nga ana e secilit shtet anëtar i cili jep mbështetje të hapur për anëtarësimin e shteteve nga Ballkani Perëndimor, dokumenti austriak është në atë drejtim dhe i mirëseardhur dhe është preison pozitiv ndaj institucioneve të BE-së dhe ndaj shteteve anëtare për përgatirje të një plani të qartë dhe të sigurt për anëtarësim të shteteve nga Ballkani Perëndimor sepse vetëm kjo mund ta kthejë besimin tek qytetarët tanë dhe tek të gjithë qytetarët se ky është proces kredibil.

Këtë e deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për ta komentuar non-pejperin austriak dërguar institucioneve të BE-së për hapa konkret për integrim të Ballkanit Perëndimor.

"Ne besojmë fuqishëm se është proces kredibil dhe prandaj konsideroj se këto janë dokuemnte qëllim-kmira dhe të mirëseardhura të cilat vetëm duhet ta vazhdojnë atë që e tha kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel në Bled për mundësinë reale për anëtarësim në vitin 2030, këto doku,ente i shoh vetëm si mbështetje të atij qëndrimi politik që ajo të përkthehet në politikë konkrete të mos mbetet vetëm qëndrim politik", tha Mariçiq.

Austria javën e kaluar përmes non-pejperit dërguar përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel dhe eurokomisarit për zgjerim, Oliver varheji, por edhe drejt vendeve-anëtare, kërkoi hapa konkret nga Bashkimi Evropian për integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor.

Austria kërkon nga institucionet e BE-së të prezantojnë agjendë të qartë për integrim etapor dhe të përshpejtuar të vendeve nga Ballkani Perëndimor me hapa konkret për implementim deri në vitin 2024 edhe në periudhën në vijim, në bazë të "kushteve të drejta dhe rigoroze dhe parimit të meritave individuale".

"Edhe pse e njohim rëndësinë për t'u biseduar për reformat në Union dhe për të ardhmen e BE-së, konsiderojmë se kjo nuk duhet të shfrytëzohet si arsyetim për shtyrje të procesit të zgjerimit të partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, me të cilët negociojmë me vite dhe dekada", ceket në letrën e nënshkruar nga ministri austriak i Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg dhe ministres për BE dhe çështje kushtetuese, Karoline Edshtadler.

Më tutje ceket se agresioni rus ndaj Ukrainës e ndryshoi peisazhin politik të Evropës dhe bëri që vendet nga Ballkani Perëndimor dhe qytetarët e tij akoma më shpejtë të lidhen me BE-në, prandaj duhet të krijohet "fushë e barabartë për lojë" me kandidatët dhe aspirantët e tjerë, të cilët tashmë i gëzojnë përfitimet e prëfshirjes  në zonën e tregtisë së lirë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR