• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mariçiq për MIA-n: Me propozimin e modifikuar francez marrim atë për çfarë kemi luftuar prej vitesh

Mariçiq për MIA-n: Me propozimin e modifikuar francez marrim atë për çfarë kemi luftuar prej vitesh
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) - Me propozimin e ndryshuar, të saktësuar, të plotësuar francez, e kemi marrë atë për çfarë kemi luftuar me vite, e ky është një formulim i pastër i gjuhës maqedonase, pa kurrfarë fusnotash, yjesh, sqarimesh plotësuese, gjë që për ne ishte më e rëndësishmja në ruajtjen e interesave tona kombëtare, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në intervistën për MIA-n. Sipas tij, dallimi tjetër i rëndësishëm nga ky dhe propozimi i mëparshëm është se procesi i negociatave, respektivisht Konferenca ndërqeveritare dhe skriningu do të mund të realiyohen pa vonesa, pa kushte shtesë, pa pasur nevojë të ndryshohet Kushtetuta. për të përfshirë tri bashkësitë etnike. Në intervistë ai flet edhe për deklaratën universa;e në raport me gjuhën dhe implikimet e saj të mëtejshme në procesin e bisedimeve. Mariçiq thotë se Bullgaria ka të drejtë të parashtroj; notë universale, mendim, siç e ka çdo vend tjetër. "Këtë do ta bëjë në mbledhjen e parë të konferencës ndërqeveritare, duke dhënë një deklaratë që do të përfshihet në procesverbalin e mbledhjes. Dhe kjo do të ndodhë vetëm një herë, me të cilën çështja e gjuhës maqedonase do të mbyllet dhe nuk do të hapet më. Në procesverbalin e hapjes së bisedimeve do të regjistrohen të dyja notat, edhe e jona edhe ajo e Bullgarisë. Por më e rëndësishmja është se ne do ta zhvillojmë procesin e bisedimeve brenda institucioneve të BE-së në gjuhën maqedonase, kornizën e negociatave, të gjitha dokumentet do të përkthehen në gjuhën maqedonase, pa shtesa, pa fusnota, pa yje - gjuha maqedonase e pastër, e njohura dhe e konfirmuar. nga e gjithë Evropa", thekson Mariçiqi. Ai thotë se dëshmi për njohjen dhe përdorimin e gjuhës maqedonase në BE do të jetë Marrëveshja për FRONTEX, që nuk është nënshkruar për më shumë se tre vjet, me një klauzolë standarde në gjuhën maqedonase. "Nëse pajtohemi me këtë propozim, do të kemi një formulim të pastër për gjuhën maqedonase në BE, çështjet historike dhe Protokolli dalin nga korniza e bisedimeve dhe kemi mekanizma për zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë nga të cilat nuk ka asnjë devijim dhe mundësi për vërejtjeve apo kërkesave shtesë", shprehet Mariçiqi. Zëvendëskryeministri për çështjet evropiane, në intervistë përqendrohet në protokollin dhe pyetjen se pse ai ende nuk është i arritshëm, në mundësinë për bilateralizimit të procesit të bisedimeve, por edhe në atë nëse historia tani nuk është më realisht në kornizën e bisedimeve, duke marrë parasysh se në propozimin i referohet nenit 12 të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë... Në vazhdim vijon intervista e plotë me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq: Propozimi francez me një JO të madhe dhe tani me një PO të madhe. A do të mund të na tregoni saktësisht se çfarë është e re dhe ndryshe nga më parë, në propozimin zyrtar të dërguar në Shkup? - JO-në e madhe dhe thelbësore kryeministri Kovaçevski e dha në ditën e Samitit të BE-së - Ballkanit Perëndimor dhe kishte të bëjë me propozimin e parë, në të cilin nuk janë marrë parasysh kërkesat tona kryesore. Reagimi ynë i arsyetuar tani jep një shans për një PO vendimtare për të ardhmen evropiane të vendit, meqë me propozimin e modifikuar, saktësuar, plotësuar francez, e kemi marrë atë për të cilën kemi luftuar me vite, që është një formulim i pastër i gjuhës maqedonase, pa kurrfarë fusnotash, yjesh, sqarimesh plotësuese, që për ne ishte më e rëndësishmja në ruajtjen e interesave tona kombëtare. Një dallim tjetër i rëndësishëm është se në procesin e bisedimeve, gjegjësisht Konferencën ndërqeveritare dhe skriningun ne do të mund t'i realizojmë pa prolongim, pa kushte plotësuese, pa pasur nevojë të ndryshojmë Kushtetutën me qëllim të përfshirjes së tri bashkësive etnike. Ai i ashtuquajtur skrining si fazë e parë e procesit të bisedimeve mesatarisht te shtetet tjera ka zgjatur 12 ose më shumë muaj. Në propozimin paraprak kërkohej ndryshim i Kushtetutës menjëherë, para çdo hapi tjetër, dhe ne këtë e hodhëm poshtë. Tani, me propozimin e ndryshuar, vetoja hiqet pa ndryshuar menjëherë Kushtetutën. Më tutje, me këtë propozim, çështjet historike nuk janë pjesë e kornizës së bisedimeve, pra nuk janë kriter, e edhe Protokolli si dokument nuk është më në kornizën e bisedimeve. Kjo është gjithashtu një mundësi për t'i dhënë fund labirinthit në zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve të shumëpritura me Bashkimin Evropian. Meqenëse është propozim i ri, a do të shkojë sërish në parlamentin bullgar? - Nuk na takon neve të themi, por theksoj se bëhet fjalë për propozimin francez me ndryshime, plotësime, saktësime të caktuara që ishin të rëndësishme për palën maqedonase. Ajo që po dëgjojmë këto ditë nga përfaqësuesit kompetent të Qeverisë është se me propozimin francez, gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me të gjitha gjuhët tjera në Evropë. А është vërtetë gjuha e mbrojtur, duke marrë parasysh faktin se mbetet interpretimi, deklarata e njëanshme? - Ju siguroj me bidje se ia dolëm ta mbrojmë gjuhën maqedonase, ashtu siç edhe premtuam. Qytetarët nuk kanë për çfarë të shqetësohen, gjuha maqedonase me këtë propozim bëhet një nga gjuhët e ardhshme zyrtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria ka të drejtë të parashtroj; notë universale, mendim, siç e ka çdo vend tjetër. Këtë do ta bëjë në mbledhjen e parë të konferencës ndërqeveritare, duke dhënë një deklaratë që do të përfshihet në procesverbalin e mbledhjes. Dhe kjo do të ndodhë vetëm një herë, me të cilën çështja e gjuhës maqedonase do të mbyllet dhe nuk do të hapet më. Në procesverbalin e hapjes së bisedimeve do të regjistrohen të dyja notat, edhe e jona edhe ajo e Bullgarisë. Por më e rëndësishmja është se ne do ta zhvillojmë procesin e bisedimeve brenda institucioneve të BE-së në gjuhën maqedonase, kornizën e negociatave, të gjitha dokumentet do të përkthehen në gjuhën maqedonase, pa shtesa, pa fusnota, pa yje - gjuha maqedonase e pastër, e njohura dhe e konfirmuar nga e gjithë Evropa Si dëshmi për atë që e flas, për njohjen dhe përdorimin e gjuhës maqedonase në BE do të jetë Marrëveshja për FRONTEX, që nuk është nënshkruar për më shumë se tre vjet, me klauzolë standarde në gjuhën maqedonase. Me mbrojtjen e gjuhës maqedonase ne në mënyrë më të drejtpërdrejtë sigurojmë mbrojtjen e identitetit të popullit maqedonas. Dëshmi për këtë është se propozimi francez i referohet edhe Marrëveshjes së Prespës - kjo do të thotë se ne do të fillojmë bisedimet si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, pikërisht siç e parashikon Marrëveshja e Prespës. Deklarata e njëanshme ende krijon paqartësi, theksoi Osmani dje në konferencën për media se deklarata e njëanshme e Bullgarisë nuk është në kornizën, por në procesverbalin dhe ju e theksoni këtë, por megjithatë cili është fushëveprimi i implikimeve që kjo deklaratë do t'i kishte ajo? - Deklarata e njëanshme e Bullgarisë nuk ka asnjë implikim në procesin e bisedimeve. Deklarata e Bullgarisë në aspektin gjuhësor nuk ka asnjë ndikim në kornizën e bisedimeve dhe përparimin e integrimeve evropiane. Do të sqaroj edhe një herë se është një mendim në formë deklarate dhe i njëjti duhet t'i bashkëngjitet procesverbalit të konkluzioneve të miratuara të Këshillit Evropian. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne. Maqedonia e Veriut do ta shprehë qëndrimin e saj në formë të deklaratës së saj, që do ta përpilojmë duke marrë parasysh Rezolutën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe do t'ia bashkangjisim procesverbalit të konferencës së parë ndërqeveritare. Ndryshimi është se përmbajtja e deklaratës sonë do të pasohet nga qëndrimi i BE-së, e kjo është se gjuha e vendit tonë dhe popullit tonë është gjuha maqedonase dhe se qëndrimet tona në BE do t'i prezantojmë në gjuhën tonë maqedonase dhe komunikimi i përgjithshëm do të përkthehet në dhe nga gjuha maqedonase, e përsëris pa fusnota, pa sqarime plotësuese. Opozita akuzon për “bullgarizim”, “asimilim”, shkatërrim të gjuhës maqedonase, identitetit,... A janë reale këto druajtje? - Këto manipulime të papërgjegjshme dhe fyese janë në të njëjtin nivel me pretendimet e tyre për federalizim, për kantonizimin e shtetit, gënjeshtrat e tyre se vendi do të banohet nga 100 mijë emigrantë. Epo, edhe me Marrëveshjen e Prespës manipuluan që KAÇKM-ja u fshi nga Kushtetuta, edhe pse tani përmendet më shumë se më parë ose se gjuha dhe populli ynë është bërë maqedonas verior, me nene të Marrëveshjes të shkruara qartë dhe të konfirmuara ndërkombëtarisht. Greqia njeh dhe konfirmon se në Maqedoninë e Veriut jeton popull maqedonas që flet gjuhën maqedonase. Absolutisht jo. Që në fillim të bisedimeve qëllimi i vetëm është interesi i shtetit dhe i qytetarëve, i popullit maqedonas, dhe Rezoluta e nënshkruar në Kuvend dhe vijat tona të kuqe ishin pikënisja jonë. Ne kemi bërë shumë, ndërsa rezultati i angazhimit dhe përkushtimit të sinqertë për të gjithë procesin është ky propozim, në të cilin kemi arritur të inkorporojmë qëndrimet dhe vërejtjet maqedonase. Prandaj edhe deshëm ta ndajmë publikisht propozimin francez, që qytetarët ta shohin vetë, të informohen dhe në këtë mënyrë t'i mbrojmë nga dezinformatat e opozitës. Nga ana tjetër, me këtë qasje mund të dëgjohet opinioni i publikut të gjerë për çështje të tilla me interes shtetëror dhe së bashku të marrim vendimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të ardhmen tonë. Ne jemi këtu, do të flasim, do të sqarojmë, do të debatojmë, por edhe do t'i nxjerrim në shesh gënjeshtrat sepse nuk ka ide më të madhe se ideja evropiane për shtetin maqedonas. Ne do të jemi gjithmonë këtu me dhe për qytetarët dhe nuk do të lejojmë që politikanët si Mickoski dhe Apasiev të cilët thonë hapur se nuk u duhet as Evropa, as NATO, të manipulojnë një popull dhe një vend ku shumica dërrmuese është për Evropën dhe për NATO-n. Ne nuk kemi atdhe rezervë dhe plan rezerv për integrimin tonë - prandaj po bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat kombëtare maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe kështu atdheun tonë ta dërgojmë një hap serioz përpara dhe më afër BE-së, tani për herë të parë me gjuhë të njohur maqedonase në kuadër të institucioneve të BE-së. Dje keni postuar në Fejsbuk citoj: “Kemi mundësi për përparim të pastër në integrimet evropiane me gjuhë të pastër maqedonase dhe identitet të njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian. Këtë e morëm pa kurrfarë kushtëzimesh ose lëshimesh". Çfarë është ajo që e morëm me kushtëzim dhe lëshime? - Kam shkruar se kemi mundësi që gjuha maqedonase të njihet nga e gjithë BE-ja pa kushte dhe pa lëshime. Jo me, por pa. Në konkluzionet e propozuara theksi vihet në marrëveshjet dypalëshe, protokolli nga takimi i dytë ndërqeveritar nuk është më pak i rëndësishëm, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë bëhet kusht kyç në këtë proces. Pse nuk e kemi protokollin, i cili është gjithashtu thelbësor dhe ministri Osmani nuk e publikon në brifingjet e fundit - a janë aty kurthet dhe (pa)volitshmëritë për vendin? - Nuk ka kurrfarë kurthesh. Protokollet dypalëshe nuk janë pjesë, pra nuk përmenden në propozimin e modifikuar të kornizës së bisedimeve. Dhe kjo ishte një nga kërkesat tona që arritëm ta fitojmë, kështu që tani kemi dy procese paralele. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë nuk është kusht kyç në proces, pasi është në pjesën e përgjithshme të kornizës, ku janë parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe jo në pjesën e udhërrëfyesve dhe kritereve të Kopenhagës. Ju kujtoj edhe një herë se Marrëveshja e Prespës përmendet edhe në pjesën e përgjithshme të kornizës dhe Prespa konfirmon se në Maqedoninë e Veriut jeton populli maqedonas që flet gjuhën maqedonase. Dhe tani ai dokument bëhet pjesë e proceseve evropiane. Fqinjësia e mirë ka qenë kriter për vlerësimin e progresit tonë në procesin e aderimit që nga viti 2001, kur u nënshkrua Marrëveshja e stabilizim-asociimit. Dhe kjo nuk është ekskluzive për ne, por për të gjitha vendet kandidate. Përmbushja e këtij kriteri raportohet rregullisht në baza vjetore nga Komisioni Evropian në raportet vjetore në bazë të të cilave Këshilli i BE-së nxjerr konkluzione. Vetë lidhja e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë është përshëndetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian dhe në fakt na ka mundësuar të arrijmë deri në këtë moment kur jemi në vetë pragun e fillimit të bisedimeve. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në bazë të vullnetit të mirë duhet të avancojnë marrëdhëniet. Gjithashtu duhet përmendur se Marrëveshja e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, në paragrafin 5, është përfshirë edhe në propozimin fillestar të Komisionit Evropian, në propozimin gjerman si dhe në propozimin portugez. Tani ajo pjesë është saktësuar me rishikimet dhe masat vjetore për zbatim të parashikuara me punën e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar në përputhje me nenin 12, por jo edhe me përfshirjen e protokolleve (ose më saktësisht procesverbalet) dypalëshe të mbledhjeve të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Dallimi midis propozimit të fundit francez dhe propozimit të vjetër, gjerman dhe portugez është formulimi i fjalisë, që gjithsesi nënkupton zbatimin e Marrëveshjes me rezultate të kapshme, për të cilën tashmë kemi filluar punën përmes grupeve të punës që kemi krijuar në nivele të ndryshme. Ne në ato grupe punuese shfaqemi me qëndrime të qarta maqedonase dhe jam i sigurt se pavarësisht se cili politikan ulet në atë tryezë, do të mund t'i mbrojë në mënyrë dinjitoze qëndrimet maqedonase, me zë të lartë dhe të qartë në gjuhën maqedonase. Pala maqedonase kërkoi garanci se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të ishte kërkesa e fundit nga Sofja. Dje keni shkruar se "Progresi ynë evropian nuk do të varet më nga çështjet historike që mbulon Bullgaria dhe që duhet t'i diskutojmë, por për të cilat askush nga pala maqedonase nuk do të mund të kushtëzohet", megjithatë, ka vërejtje se edhe protokolli edhe historia mbeten në kornizën e bisedimeve, protokolli si “shqyrtim dhe masa vjetore për zbatimin efektiv të tij”, historia duke iu referuar nenit 12 të Marrëveshjes së fqinjësisë së Mirë dhe përmbajtjes së protokollit? - Jo, neni 12 nuk nënkupton futjen e historisë në kuadrin e negociatave, por mbajtjen e një takimi në vit të komisionit ndërqeveritar të dy vendeve. Ne jemi shtet i përgjegjshëm evropian dhe kemi ndërmend që t'i promovojmë dhe vërtetojmë në mënyrë dinjitoze interesat maqedonase edhe në grupet punuese, edhe në komisionet ndërqeveritare, edhe në marrëdhëniet bilaterale, edhe në institucionet evropiane. Kjo nuk do të thotë se historia është bërë pjesë e kornizës së bisedimeve, përkundrazi. Do të sqaroj edhe një herë se Protokolli dhe historia NUK mbeten në kornizën e bisedimeve, por mbeten në fushën e marrëdhënieve dypalëshe. “Shqyrtimi vjetor dhe masat për zbatimin efektiv të tij” i ka të bëjë me marrëveshjet, si me Greqinë ashtu edhe me Bullgarinë. Pas fjalës "implementim" qëndron edhe formulimi, i cili në thelb nuk ndryshon asgjë nga propozimet e mëparshme. Këto shqyrtime vjetore nuk janë përmbajtje, por janë mekanizëm për zbatimin e Marrëveshjes, që bazohet në takimet vjetore nga të cilat dalin rezultatet. Në ato mbledhje vjetore, në bazë pariteti, në mënyrë të barabartë merr pjesë edhe qeveria jonë edhe qeveria bullgare, aty nuk mund të na imponohet asgjë. Gjithçka që do të dakordohet, është dakorduar me pëlqimin tonë dhe është një lloj garancie që askush nuk mund të na imponojë asgjë në këtë proces dhe se dallimet do t'i zgjidhim me mekanizëm dypalësh. Vërejtje ka edhe për atë se fillimin e bisedimeve e morëm me këste, konferencë ndërqeveritare dhe skrining; ndërsa hapjen e kapitullit të parë pas hapjes së Kushtetutës. Çfarë do të thotë në të vërtetë fillimi i bisedimeve, a po ndryshon ky proces në rastin tonë tani? - Takimi ndërqeveritar, më pas skrining, më pas hapje të kapitullit të parë. Këto janë “këstet” që përmendëti dhe janë zbatuar sipas renditjes së njëjtë për të gjitha vendet anëtare të BE-së, ne nuk bëjmë përjashtim në këtë kuptim. Kjo fazë e parë e procesit të bisedimeve zakonisht zgjatë 12 ose më shumë muaj. Në momentin kur të përfundojmë skriningut, do të duhet të përfundojmë edhe ndryshimet kushtetuese me çka shtatë bashkësive ekzistuese etnike kushtetuese, do t'u shtojnë edhe tri, respektivisht bullgarët, kroatët dhe malazezët. Pas kësaj hyjmë në kapitujt e kornizës së bisedimeve. Jam i bindur se maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do ta kenë problem të konfirmojnë edhe një herë multikulturalizmin e shoqërisë sonë të barabartë, në interes të së ardhmes sonë evropiane. Vendimin e merr Qeveria, por ju thatë se do të ketë konsultime të gjera, ndërsa propozimi do të shkojë edhe në Kuvend. Opozita mobilizon rezistencën mbarëmaqedonase dhe ka kërkesa edhe prononcim në referendum. Si do të merret vendimi? - Ashtu siç kemi premtuar, kur ta marrim propozimin zyrtar, do ta ndajmë me opinionin maqedonas, në mënyrë që të jetë i arritshëm për të gjithë dhe e kemi vënë në debat të gjerë publike. Fillimisht debatuam me partnerët e koalicionit, patëm edhe takim informues me gazetarë, ekspertë të fushave të ndryshme, profesorë, sektorin e shoqërisë civile, analistë politikë dhe me korrin diplomatik në vend. Sot do të diskutojmë propozimin në Këshillin e Sigurimit dhe presim që të gjithë, me të njëjtin vullnet dhe dëshirë, të konfirmojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është dakorduar edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski. Me këtë qasje dhe proces gjithëpërfshirës, vendimin do ta marrim bashkërisht, i cili besoj se do të jetë i urtë dhe racional. Fitohet përshtypja se shumë nxitohet dhe se nuk mund të shikohen kurthet në këtë propozim të ri. Ai madje nuk është përkthyer as në gjuhën maqedonase, pse kaq nxitim. Ne jemi duke pritur në BE gati se dy dekada, dhe tani do të marrim vendim për dy ditë - pse? – Vështirë mund të themi se është me nxitim nëse kemi 17 vjet që jemi në dhomën e pritjes për fillimin e bisedimeve. Negociatat për arritjen e zgjidhjes me Bullgarinë po vazhdojnë thuajse tre vjet. Kështu q[, larg asaj se jemi duke nxituar. Çdo vonesë dhe humbje kohe hap mundësinë për zhvillime të reja politike ditore. Nuk është momenti për të luajtur me kohën, e cila që nuk punon në interesin tonë. Sa më gjatë të zvarritet mosmarrëveshja me Bullgarinë, aq më e vështirë do të jetë për t'u zgjidhur. Nuk besoj se do ta kemi këtë shans për ta mbyllur sërish çështjen e gjuhës, në kuadër të Bashkimit. Shikoni zhvillimet politike në Bullgari. Nëse nuk pajtohemi tani dhe menjëherë, çfarë humbet vendi, nëse pajtohemi me një propozim të tillë të modifikuar, çfarë do të marrim dhe kush është garant për të gjitha këto, BE-ja, së bashku me Bullgarinë, Makroni, a është SHBA-ja në garancitë? Nëse pajtohemi me këtë propozim, do të kemi një formulim të pastër për gjuhën maqedonase në BE, çështjet historike dhe Protokolli dalin nga korniza e bisedimeve dhe kemi mekanizma për zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë nga të cilat nuk ka asnjë devijim dhe mundësi për vërejtjeve apo kërkesave shtesë. Pranimi i propozimit francez dhe fillimi i bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë padyshim që do të japë energji të re dhe atmosferë të përgjithshme në këto vende dhe kjo do të reflektohet në të gjithë rajonin. SHBA-ja mbështetë përpjekjet tona për të bërë një hap më afër BE-së dhe natyrisht na mbështesin për të filluar procesin e bisedimeve, ndërsa kjo të aprovohet nga të gjitha vendet e BE-së, duke përfshirë edhe Bullgarinë, për çka kemi mundësinë historike. Ana Cvetkovska

QËNDRONI TË LIDHUR