• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq për MIA-n: Fon der Lajen të hënën në Shkup

Mariçiq për MIA-n: Fon der Lajen të hënën në Shkup

Bruksel 26 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen të hënën do të vizitojë Shkupin, për të diskutuar për reformat e nevojshme dhe fondet shtesë që duhet t'i marrim si ndihmë nga BE-ja dhe motivimin për reformat dhe sigurisht për ato obligime që na mbesin, për ta kompletuar këtë fazë të anëtarësimit dhe të kalojmë në të dytën, përkatësisht në hapjen e klasterit dhe me këtë ta paralajmërojmë edhe përfundimin e skriningut, deklaroi për MIA-n zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në fund të vizitës së tij të punës në Bruksel.

"Çdo vizitë të nivelit të lartë të këtij kalibri ne e konsiderojmë për një sinjal të mirë për rajonin tonë. Të mos harrojmë se javën e kaluar kishte Samit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ku gjithashtu ishte e pranishme edhe kryetarja e Komisionit Evropian. Aty paralajmëroi se do të ketë një turne nëpër Ballkanin Perëndimor. Ajo turne fillon pikërisht nga këtu, nga Shkupi, nga Maqedonia e Veriut dhe mendoj se kjo do të jetë një sinjal i mirë", theksoi Mariçiq.

Sipas tij, pritet që ajo t'i paraqesë raportet e KE-së për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, publikimi i të cilave është parashikuar për më 8 nëntor, si dhe t'i prezantojë pikat kryesore të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, që duhet të publikohet deri në fund të këtij viti.

"Ky është një plan që na mundëson zbatimin e disa politikave të BE-së në vendet tona që para anatarësimit. Do të thotë, kjo është një lloj integrimi para anëtarësimit. Është një plan që duhet të na mundësojë më shumë shansepër të rinjtë tanë, për komunitetin tonë të biznesit dhe një plan që duhet të na mundësojë më shumë shanse edhe për institucionet edhe për qytetarët para hyrjes në BE", theksoi Mariçiq.

Sipas tij, duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe rezultatet nga bisedimet që i ka pasur gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, tani sikur kurr më parë çështja e zgjerimit të BE-së është temë aktuale në Union.

"Si kurrë më parë do të na ofrohet shansë edhe për më shumë para, sipas këtij Plani për rritje, nëse bëjmë më shumë reforma. Kjo është një nga parimet kryesore - më shumë para për më shumë reforma dhe sikur kurr deri më tani na shikojnë si anëtare e ardhshme e BE-së", theksooi Mariçiq

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane theksoi se pritet që në javën e parë të dhjetorit të përfundojë skrining procesi i plotë, pas së cilës më tej do të punojmë vetëm në raportet për çdo klaster.

"Procesi i skriningut është një operacion shumë i rëndësishëm dhe stërvitje shumë e dobishme, e cila na ka dhënë pasqyrë se ku jemi, çka kemi bërë, kush janbë arritjet tona të deritanishme, por edhe çka është ajo që duhet ta bëjmë, kush janë dobësitë tona dhe si ato t'i vendosim në një plan për reforma për shtatë vitet e ardhshme dhe pikërisht këtë e bëjmë për momentin. Ne këët detyrë do ta kryejmë me sukses", shtoi Mariçiq.

Megjithatë, sipas tij, që ta mbajmë tempin me Shqipërinë, por edhe me vendet tjera kandidate për anëtarësim, do të duhet t'i zbatojmë ndryshimet kushtetuese.

Ai mbajti edhe brifing me Grupin punues për zgjerim dhe vende, të cilat negociojnë për aderim në BE (KOELA) dhe takim pune me u.d. drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Mikela Matuela, ndërsa është drejuar edhe në ditën e parë të takimi të skriningut dypalësh pçër kapitullin 13 - "Peshkim". ls/mb/

Foto: MIA/EPA

QËNDRONI TË LIDHUR